By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Denoncimet nga Arsovska – Prokuroria përvjelë mëngët, nis hetim për ndërtimin e një objekti pa leje në Çair
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Denoncimet nga Arsovska – Prokuroria përvjelë mëngët, nis hetim për ndërtimin e një objekti pa leje në Çair
Maqedoni

Denoncimet nga Arsovska – Prokuroria përvjelë mëngët, nis hetim për ndërtimin e një objekti pa leje në Çair

admin
Last updated: 03/06/2025 16:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 qershor – Prokuroria Publike ka filluar procedurë hetimore kundër një personi fizik për vepër penale “ndërtim pa leje” nga neni 244-a nga Kodi Penal, shkruan Alsat.

Sipas Prokurorisë, objekti ka filluar të ndërtohet në vitin 2024, pa leje dhe në parcelë shtetërore në rrugën “Kemal Sejfulla” në Çair.

I dyshuari, është investitor i një ndërtese me hapësira afariste, me podrum, përdhese, gjashtë kate dhe nënkulm, të gjitha me qëllim për t’i shitur. Kundër të dyshuarit, Prokuroria nga Gjykata ka kërkuar masa të kujdesit, të paraqitet vazhdimisht në gjykatë, konfiskimi i pasaportës dhe ndalesë të ndërtimeve në objekt.

“Me urdhër të prokurorit publik, ekspert gjyqësor nga fusha e ndërtimtarisë ka konstatuar fazë momentale të ndërtimit, respektivisht kryerje të punëve me armaturë dhe beton, konstruksion skeleti tërësisht i betonuar, shtylla, trarëve dhe betonit nga podrumi deri në katin e gjashtë, si dhe ndërtimin e mureve të jashtme dhe të brendshme me tulla”, thonë nga Prokuroria Publike.

Hetimi nga ana e prokurorisë erdhi pas denoncimit të kryetares së Shkupit, Danella Arsovska. Për dhjetë ditë me radhë, ajo vazhdimisht pa asnjë paralajmërim, dilte në teren, kryesisht në Çair, duke kërkuar llogari nga punëtorët se a kanë leje për aktivitetet ndërtimore që kryenin. Arsovska në polici kishte paraqitur edhe kërcënim me jetë nga një kalimtar rasti. Megjithatë, të gjitha këto aktivitete në fund të mandatit, ministri i brendshëm i quan thjeshtë cirk.

“Kjo që po ndodh para opinionit të Maqedonisë është thjeshtë për cirk dhe paradë para zgjedhjeve lokale. Po të ishin në vitin e parë do të ishte për t’u përshëndetur dhe do të ishte e sinqertë. Populli e vëren këtë, populli shumë vite është gënjyer dhe vëren kur diçka është e sinqertë dhe kur diçka është për cirk”, u shpreh Pançe Toshkovski – Ministër i Brendshëm.

Për aksionet e Arsovskës, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, së fundmi në Alsat tha se prapa saj qëndrojnë siç i quajti “burrat e BDI-së”, të cilët gjithashtu pengojnë kryerjen e aktiviteteve për pastrimin e komunës nga mbeturinat.

Sipas Ganiut, BDI në bashkëpunim me Levicën, qëllimisht lejojnë grumbullimin e mbeturinave në komunën e Çairit./ Alsat.mk

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kërçova drejt garës me tre kandidatë shqiptarë! VLEN paralajmëron kandidat, Alili i pavarur, Dehari pret vendimin nga partia
Next Article Memov në takimin e 15 të drejtorëve të Fondeve të sigurimeve pensionale dhe invalidore në Sarajevë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?