By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “A e dëgjove këtë, Gianni?”, Trump i bën thirrje publike presidentit të FIFA-s për ta organizuar sërish Kupën e Botës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > “A e dëgjove këtë, Gianni?”, Trump i bën thirrje publike presidentit të FIFA-s për ta organizuar sërish Kupën e Botës
Sport

“A e dëgjove këtë, Gianni?”, Trump i bën thirrje publike presidentit të FIFA-s për ta organizuar sërish Kupën e Botës

admin
Last updated: 20/07/2026 14:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se SHBA-ja do të aplikojë “menjëherë” për të organizuar Kupën e Botës së ardhshme që do të jetë në dispozicion, pas suksesit të organizimit të turneut të vitit 2026 së bashku me Kanadanë dhe Meksikën.

Finalja e së dielës, ku Spanja mposhti Argjentinën për të fituar titullin e saj të dytë botëror, shënoi fundin e Kupës së Botës 2026. Trump ishte i pranishëm në stadium së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, duke marrë pjesë edhe në ceremoninë e ndarjes së trofeut.

“E kisha një ide për Giannin. Ai e nisi gjithë këtë dhe unë i thashë: ‘Ne do ta organizojmë’. Dikush mund të mendonte se stadiumet do të mbeteshin bosh, por ndodhi e kundërta”.

“Mendoj se pjesëmarrja ishte 99.9 për qind, por ndoshta edhe kjo shifër është e gabuar, sepse stadiumet ishin të tejmbushura”.

Trump zbuloi gjithashtu se i kishte sugjeruar Infantinos që në të ardhmen të shpalleshin dy organizatorë njëherësh.

“I thashë: ‘Shpalleni përsëri SHBA-në për herën tjetër dhe menjëherë edhe organizatorin pasardhës. Kjo do të ulte reagimet dhe befasinë’”.

“Pas shifrave që kemi parë, ne do të kërkojmë menjëherë ta organizojmë sërish Kupën e Botës. Duhet ta bëjmë përsëri dhe duhet të ndodhë sa jam ende unë këtu. A e dëgjove këtë, Gianni?”, shtoi Trump.

Pak ditë më parë, ai kishte deklaruar gjithashtu se do të dëshironte që FIFA ta rikthente Botërorin në SHBA, duke shtuar me shaka: “Këtë herë do ta lëmë jashtë Kanadanë dhe Meksikën”.

Kupa e Botës 2030 do të organizohet nga Maroku, Portugalia dhe Spanja, ndërsa tre ndeshje do të zhvillohen në Argjentinë, Paraguai dhe Uruguai për të shënuar 100-vjetorin e turneut.

Sipas rregullave të FIFA-s, konfederatat që organizojnë një Botëror nuk mund të kandidojnë për dy edicionet e ardhshme. Për këtë arsye, pas Botërorit 2026 në zonën CONCACAF dhe atij të vitit 2030 në Afrikë, Evropë dhe Amerikën e Jugut, turneu i vitit 2034 iu rezervua vendeve të Azisë ose Oqeanisë dhe organizimi iu besua Arabisë Saudite.

Kjo do t’i hapë rrugë Shteteve të Bashkuara të kandidojnë për organizimin e Kupës së Botës 2038, megjithëse deri më tani asnjë shtet nuk ka organizuar dy Botërorë brenda një periudhe prej vetëm 12 vitesh./

You Might Also Like

Bayern Munich i dërgon një mesazh të ri Real Madridit për të ardhmen e Michael Olise

Monedha e fatit e Cucurellas, rituali që i solli Spanjës titullin botëror edhe në vitin 2026

Alvaro Arbeloa nuk largohet i vetëm nga Reali, i kërkon dy yjet madrilen në Ligën Premier

A e shtyu Rodri – Donald Trumpin gjatë festimeve të Kupës së Botës? Momenti i sikletshëm bëhet viral

Yamal, Messi apo Rodri? Kush është tani favoriti për ta fituar Topin e Artë?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MIT: Komuna e Ferizajt të ndërmarrë masa urgjente për normalizimin e trafikut
Next Article “Protestat për mjedisin janë fitore e qytetërimit”, Rama: Ata që duan natyrën nuk janë armiq, por zëri i ndërgjegjes
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?