By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A e rrëzoi lajmi “fantom” i kreut të BFI-së Shaqir Fetahu (zbuluar nga Zhurnal) faqen e Qeverisë ?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > A e rrëzoi lajmi “fantom” i kreut të BFI-së Shaqir Fetahu (zbuluar nga Zhurnal) faqen e Qeverisë ?
MaqedoniTOP LAJM

A e rrëzoi lajmi “fantom” i kreut të BFI-së Shaqir Fetahu (zbuluar nga Zhurnal) faqen e Qeverisë ?

admin
Last updated: 27/03/2024 15:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 mars – Ueb faqja e Qeverisë po përballet me probleme në funksionimin e saj gjatë ditës së sotme. Nga ajo që kemi përcjell tërë ditën, faqja herë hapet, herë hapet me vonesë, e herë nuk hapet fare.

Sa kemi vërejtur si medium, problemi në funksionimin e ueb faqes së Qeverisë është paraqitur që nga momenti kur ne si Agjenci e Lajmeve Zhurnal publikuam informacionin që demanton se është zgjidhur problemi me diplomat e nxënësve në Medresenë e Shkupit, siç ka njoftuar BFI.

Mirëpo në procesverbalin e publikuar nga mbledhja e djeshme e Qeverisë askund nuk vërehet se kjo çështje është propozuar fare për shqyrtim, e lëre më të jetë zgjidhur, që bazon dyshimin se informacioni i BFI-së dhe kreut të saj Shaqir Fetahu është i rrejshëm.

Ndryshe, Shaqir Fetahu në cilësinë e kryetarit të BFI-së ditën e djeshme ka uruar medresantët për një vendim të Qeverisë për akreditimin e medresesë “Isa Beu” në Shkup. Por ka rezultuar se vendimi si duket është “fantom”, sepse nuk përmendet fare tek procesverbali në të cilën janë kumtuar vendimet e marruara në atë seancë. Nga gjithsej 15 pika të rendit të ditës në asnjërën prej tyre nuk figuron vendimi për të cilin Fetahu uratën e kishte në maje të gjuhës.
“Nuk është vonë asnjëherë për të festuar e uruar qoftë edhe për vendime të vonuara, por është absurde për një çështje që është dashtë të zgjidhet shumë më herët të dilet me uratë pa ngjitur ndonjë vegëz argumentimi e dëshmie konkrete për këtë vendim të duhur e të shumë pritur. Gënjeshtra është haram, e në këtë muaj të shenjtë është haram i dyfishtë, prandaj është mirë që Fetahu të dëshmojë me fakte uratën e tij për medresantët në të kundërtën ky urim e ky vendim mbetet në vrazhdën e një sërë manipulimeve që sajon ky “ekspert manipulimesh” Shaqir Fetahu. Nëse nuk e dëshmon vendimin Fetahu dhe nuk tregon arsyen përse ky vendim nuk figuron në faqen zyrtare të Qeverisë, mbajnë pretendimet që Fetahu po përdoret si mjet propagandistik në periudhë parazgjedhore”, shkruan Zhurnal.

Në vazhdim edhe Linkun e procesverbalit nga mbledhja e 12-të e Qeverisë: https://www.zhurnal.mk/zhurnal-demanton-shaqir-fetahun-mos-manipulo-medresantet-me-vendim-fantom/

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjykata e Tiranës cakton nga gjashtë muaj urdhër mbrojtje për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë, nuk lejohet të kalojnë distancën pesë metra
Next Article Nis trajnimi i 4 mijë mësuesve, ekspertët: Kualifikimi ishte bërë i domosdoshëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?