By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Ai po e dëshmon se i takon Ligës Premier”, mediumi anglez e ngrit në qiell Aro Muricin pas paraqitjeve të jashtëzakonshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > “Ai po e dëshmon se i takon Ligës Premier”, mediumi anglez e ngrit në qiell Aro Muricin pas paraqitjeve të jashtëzakonshme
Sport

“Ai po e dëshmon se i takon Ligës Premier”, mediumi anglez e ngrit në qiell Aro Muricin pas paraqitjeve të jashtëzakonshme

admin
Last updated: 01/04/2024 13:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Arijanet Muric ka zhvilluar edhe ndeshjen e tij të dytë radhazi në elitën e futbollit anglez Ligën Premier dhe në të dyja ka shkëlqyer.

Debutimi i Aros në Ligën Premier ndodhi ndaj Brentford, ku skuadra e tij Burnley mori një fitore me rezultat 2-1 dhe pikërisht portieri kosovar ishte më i miri në fushë.

Vincent Kompany vendosi t’i besoj atij edhe në një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Chelseat në Stamford Bridges, derisa Burnley arriti një barazim 2-2 përkundër se ishin me një futbollist më pak në fushë që nga pjesa e parë.

Ky barazim erdhi falë pritjeve heroike që bëri Aro Muric, pasi portieri dardan priti 11 gjuajtje brenda portës dhe mori notën maksimale 10.

E falë dy ndeshjeve spektakolare që i zhvilloi ku mori dy herë çmimin si më i miri i ndeshjes, mediumi i madh britanik ‘The Athletic‘ ka bërë një artikull për portierin dardan, duke shkruar se ai tregoi se meriton të jetë pjesë e Ligës Premier.

“Arijanet Muric po ofron siguri. Ishte i vetmi zëvendësim që trajneri Vincent Kompany nuk kishte provuar. Por pas 28 xhirosh me besim të palëkundur në transferimin e verës, James Trafford, Kompany vendosi të ndërrojë portierin”.

“Muric ishte i jashtëzakonshëm në kampanjën në Championship që përfundoi me titull edicionin e kaluar. Bëri vend në ekipin më të mirë të edicionit, sipas votimit të lojtarëve. Ishte pjesë e ekipit që mburrej me bilancin më të mirë në mbrojtje. Kombinoi ndaljen e gjuajtjeve me kualitetin gjatë posedimit të topit”, ka  analizuar ‘The Athletic’.

Shumë nga tifozët  kanë vlerësuar se Aros i është bërë e padrejtë që është larguar nga formacioni bazë në Ligën Premier pas një sezoni të mrekullueshëm që zhvilloi në Championship.

“I kufizuar që të luajë në ndeshjet për Kupë, Muricit i ishte mohuar shansi për të dëshmuar që ka kualitetin për Ligën Premier. Ai u kthye në fitoren ndaj Brentfordit dhe të shtunën bëri hapin tutje. Muric i bëri 11 pritje, disa prej tyre vendimtare. Numrin e pritjeve e kombinoi me shpërndarjen e duhur të topave”.

Mediumi britanik ka shkruar në fund se Aro Muric është i denjë për të luajtur në Ligën Premier dhe se ka besimin e bashkëlojtarëve të tij.

“Ai duket si portier i Ligës Premier dhe bashkëlojtarët i besojnë atij. Pyetja tani është se ku do të ishte Burnley sot nëse Muric do të kishte nisur edicionin në portë, apo do të fitonte rastin më herët”, shkruan The Athletic.

Ky medium ka listuar disa aryseje që Burnley mund të qëndrojë në elitën e futbollit anglez dhe njëra nga to është pikërisht forma fantastike e portierit dardan.

You Might Also Like

Arigon Avdimetaj pritet të shkund ringun në përballje me serbin Miomcilo Jajic

Liverpooli është gati të përfundojë një marrëveshje të jashtëzakonshme shkëmbimi me Real Madridin

Superkompjuteri përditëson shanset e fituesve të Ligës së Kampionëve – ndryshojnë përqindjet pas çerekfinaleve të para

Ditët më të errëta të Carvajal: pak minuta të luajtura, tension me Arbeloan dhe incident me një lojtar të ri

Pau Cubarsi kërkon falje publike pas kartonit të kuq kundër Atleticos

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bëhet virale videoja – momenti kur një i moshuar pyet reperin Drake: A je i famshëm?
Next Article Haradinaj në Lybeniq: Barbaria e shtetit fashist serb nuk kurseu askënd që i doli para

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?