By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”
Sport

Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

admin
Last updated: 03/03/2025 09:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas medaljes së artë të fituar nga boksierja Donjeta Sadiku në turneun ndërkombëtar të boksit “Strandja 2025”.

Sadiku ishte njëra ndër garueset e shumta që mori pjesë në këtë turne që u zhvillua në Sofje të Bullgarisë, duke ia dalë me sukses që ta fitojë medaljen e artë. 

Për ta arritur këtë qëllim, ajo e mposhti kundërshtaren e saj nga Kazakistani me rezultat të thellë 5:0. 

Kjo arritje e Sadikut ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, ku mes tjerash suksesit të saj i është gëzuar edhe Kurti që tha se Sadiku ka dëshmuar nivel të lartë boksi.  

Postimi i plotë i kryeministrit Kurtit:

“Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në turneun ndërkombëtar të boksit “Strandja 2025” në Sofje, duke fituar medaljen e artë kundër boksieres nga Kazakistani me rezultat bindës 5:0”.  

“Gjatë rrugës drejt medaljes, Donjeta realizoi tri fitore, duke dëshmuar formën e saj të shkëlqyer dhe nivel të lartë të boksit. Njëherësh ajo mori titullin e një ndër boksieret më të mira të garës”.

 

“Turniri “Strandja” është një nga turniret më të vjetra të boksit amator dhe këtë vit shënon edicionin e 76-të. Kjo medalje ka rëndësi të veçantë, ku pas 48 vitesh, Donjeta bëhet boksierja e parë nga Kosova që e fiton të artën në këtë turne, duke ndjekur gjurmët e legjendës Mehmet Bogujevci, i cili e fitoi të artën në vitin 1977”.  

“Në këtë garë, medalje të bronzta fituan Loris Idrizi dhe Bashkim Bajoku, ndërsa referi ynë ndërkombëtar Latif Demolli po ndan drejtësinë në turne”, thuhej në njoftimin e Kurtit.

You Might Also Like

Chelsea i rinovon kontratën një talenti dhe e huazon te Celtic

Arsenali vendosi të mos transferojë Malick Fofanan për shkak të qëndrimit ndaj Mikel Artetas

Kush do të jetë pasardhësi i Messit me fanellën “10” nëse Scaloni rinovon?

Nga Pogba te Benzema, Alaba dhe Brozovic, shumë yje aktualisht janë pa kontratë dhe mund të transferohen falas

PSG me 24 lojtarë në ekipin e parë pas mbylljes së afatit kalimtar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre
Next Article Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?