By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Projektligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Karameta: Përafrim me legjislacionin e BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Projektligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Karameta: Përafrim me legjislacionin e BE-së
Shqipëri

Projektligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Karameta: Përafrim me legjislacionin e BE-së

admin
Last updated: 04/12/2024 16:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, zëvendësministri i Drejtësisë Klajd Karameta, prezantoi projektligjin për  “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Karameta tha se “shpejtësia e zhvillimit teknologjik dhe globalizimi kanë ndryshuar në mënyrë thelbësorë, për mënyrën si mblidhen e transferohen të dhënat personale duke i bërë asete të rëndësishme për shumë biznese si pjesë të aktiviteteve ekonomike”.

Sipas zëvendësministrit, procesi ka “sjellë mundësinë dhe rrezikun që të dhënat personale të qytetarëve të bëhen të aksesueshme dhe të shpërndahen nga persona të paautorizuar”.

“Kuadri ligjor nuk është i përfaruar me legjislacionin e ri të BE-së “për mbrojtjen e të dhënave personale”, u shpreh zëvendësministri.

Zëvendësministri theksoi se objektiv i projektligjit është harmonizimi dhe zbatimi standardeve të BE-së në fushën e mbrojtës së të dhënave personale.

Një tjetër objektiv, shtoi Karameta është “garantimi ndaj qytetarëve i një niveli më të lartë kontrolli për të dhënat tyre personale”.

“Garantimi i mbrojtjes së të dhënave në mënyrë sa më efektive. Sigurimi i mbikëqyrjes efektive të zbatimit të legjislacionit nëpërmjet forcimit të rolit të zyrës së Komisionerit. Garantimi i një trajtimi më të mirë të mbrojtjes së të dhënave lidhur me sfida e privatësisë në botë digjitale. Krijimi i një kuadri ligjor gjithëpërfshirës”, tha Karameta.

Sipas zëvendësministrit, synohet “përfshirja e Shqipërisë në listën e shteteve për të cilat Komisioni Europian ofron sistem të përshtatur të mbrojtjes së të dhënave me qëllim që importimi i të dhënave nga BE-ja të kryhet lehtësisht”.

Deputetja Ermonela Felaj, në cilësinë e relatores tha se ligji aktual është një ligj goxha i hershëm.

“Më duket më se e arsyeshme që Këshilli i Ministrave dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të paraqiten me një ligj. Synohet që qytetarëve shqiptar t’u garantohen standarde më të larta në fushën e mbrujtjes së të dhënave personale”, tha Felaj.

You Might Also Like

Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

Ministri Nufi në Departamentin e Shtetit: Forcojmë bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në mbrojtje

Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për kalimin e qytetarëve dhe të mallrave

Mbeti e plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin Lin-Pogradec, ndërron jetë pasagjerja

Anembanë botës, nga Europa në SHBA e Kanada! Protestat masive të shqiptarëve pushtojnë kryeqytetet kryesore: Rama jep dorëheqjen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Alibeaj kërkon shtyrjen e projektligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale” për legjislaturën tjetër: Mos të përdoret si kamxhik për biznesin
Next Article Blinken mirëpret anulimin e ligjit ushtarak në Korenë e Jugut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?