By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ancelotti e pranon se Arsenali ishte më i mirë në të dyja ndeshjet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Ancelotti e pranon se Arsenali ishte më i mirë në të dyja ndeshjet
Sport

Ancelotti e pranon se Arsenali ishte më i mirë në të dyja ndeshjet

admin
Last updated: 17/04/2025 09:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka lavdëruar Arsenalin pasi mundi skuadrën spanjolle me rezultat përfundimtar 5-1 në të dyja ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Arsenali fitoi 3-0 ndeshjen e parë si vendas ndaj Real Madridit, ndërsa triumfoi edhe në takimin e dytë në Santiago Bernabeu me rezultat 2-1.

Ky kualifikim në gjysmëfinale ishte plotësisht i merituar edhe sipas trajnerit të Los Blancos, Ancelotti, i cili deklaroi se Arsenali ishte më i mirë në dy ndeshjet.

“Arsenali u mbrojt shumë mirë, me të vërtetë kompakt”, ka thënë fillimisht Ancelotti për gazetarët pas përfundimit të ndeshjes.

“Ata e merituan ta fitojnë këtë kualifikim dhe shpresoj për ta më të mirën. Nuk ka justifikime. Në dy ndeshjet, ata (Arsenali) ishin më të mirë se ne”,

“Është një zhgënjim të largohesh nga Liga e Kampionëve, është normale të mendosh kështu. Është ana tjetër e futbollit. Është pjesa e lumtur, e cila ka ndodhur shumë herë; dhe është pjesa e trishtuar”.

“Duhet të menaxhojmë pjesën e trishtuar ashtu siç menaxhojmë pjesën e lumtur. Tani kanë mbetur edhe tre kompeticione dhe duhet të fokusohemi në La Liga, në finalen e Kupës dhe Kupën e Botës për Klube”, përfundoi trajneri i Real Madridit.

Tashmë Topçinjtë do të përballen me Paris Saint-Germain në gjysmëfinale në fund të këtij muaji, ndërsa përballja tjetër është ajo mes Inter-Barcelona.

You Might Also Like

Bayern Munich i dërgon një mesazh të ri Real Madridit për të ardhmen e Michael Olise

Monedha e fatit e Cucurellas, rituali që i solli Spanjës titullin botëror edhe në vitin 2026

Alvaro Arbeloa nuk largohet i vetëm nga Reali, i kërkon dy yjet madrilen në Ligën Premier

A e shtyu Rodri – Donald Trumpin gjatë festimeve të Kupës së Botës? Momenti i sikletshëm bëhet viral

Yamal, Messi apo Rodri? Kush është tani favoriti për ta fituar Topin e Artë?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zhvendosen bisedimet SHBA-Iran për armët bërthamore
Next Article Pastrojeni gëlqeren në ibrik me ndihmën e këtij përbërësi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?