By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arne Slot në dilema të mëdha për PSG-në shkak paraqitja zhgënjyese ndaj Man Cityt
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Arne Slot në dilema të mëdha për PSG-në shkak paraqitja zhgënjyese ndaj Man Cityt
Sport

Arne Slot në dilema të mëdha për PSG-në shkak paraqitja zhgënjyese ndaj Man Cityt

admin
Last updated: 06/04/2026 15:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Trajneri Arne Slot përballet me vendime të mëdha para ndeshjes së parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain, pas humbjes së rëndë 4-0 nga Manchester City në FA Cup.

Në portë, Giorgi Mamardashvili pritet të vazhdojë si titullar në mungesë të Alisson Becker, i cili është i dëmtuar. Reparti defensiv mbetet i paqëndrueshëm: Joe Gomez nisi si mbrojtës i djathtë ndaj Cityt, por përballet me konkurrencë nga Jeremie Frimpong. Ndërkohë, as Ibrahima Konate dhe as kapiteni Virgil van Dijk nuk bindën në “Etihad”.

Në krahun e majtë, Milos Kerkez pritet të vazhdojë si titullar, ndërsa Andy Robertson mund të ruhet për ndeshjen e kampionatit ndaj Fulhamit mes dy sfidave me PSG-në.

Në mesfushë, Alexis Mac Allister pritet të rikthehet në formacion pas pushimit ndaj Cityt, ndërsa trajneri duhet të zgjedhë mes dy skemave taktike: 4-2-2-2, që është përdorur në sfidat evropiane këtë sezon, ose 4-2-3-1 që dështoi në fundjavë.

Nëse zgjedh skemën e parë, pritet të aktivizohen Ryan Gravenberch, Dominik Szoboszlai dhe Florian Wirtz së bashku me Mac Allister.

Ndërkohë, mungesat vazhdojnë të jenë problem, me Wataru Endo jashtë për shkak të operacionit në kyçin e këmbës dhe Stefan Bajcetic që mungon prej kohësh.

Në sulm, dyshja Hugo Ekitike dhe Mohamed Salah pritet të udhëheqin vijën e parë, ndërsa Alexander Isak mund të jetë një opsion nga stoli pas rikthimit nga lëndimi.

Sfida në Paris do të jetë një test i madh për Slot dhe skuadrën e tij, të cilët duhet të reagojnë menjëherë pas një disfate të rëndë dhe të tregojnë karakter në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Jennifer Aniston ndan selfie romantike me partnerin Jim Curtis dhe tregon sa e lumtur është në lidhje
Next Article Maqedonia e Veriut vlerësohet me BB- e BB+ për kreditim nga dy agjenci, thotë ministria
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?