By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla: Gjuha shqipe do të mësohet në një shkollë publike në Nju-Jork
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla: Gjuha shqipe do të mësohet në një shkollë publike në Nju-Jork
Shqipëri

Balla: Gjuha shqipe do të mësohet në një shkollë publike në Nju-Jork

admin
Last updated: 18/04/2025 13:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Për herë të parë në historinë e sistemit arsimor publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjuha shqipe do të mësohet brenda një shkolle publike në Nju-Jork.

Ky program dygjuhësh, i pari i këtij lloji, do të zhvillohet nga Departamenti i Arsimit i Qytetit të Nju-Jorkut (NYCDOE), dhe do të fillojë në vitin shkollor 2025-2026.

Lajmi u bë publik nga Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, i cili përmes një postimi në Facebook tha se ky është një hap historik për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë.

Ai falënderoi në mënyrë të veçantë Drita Gjongecajn – zv.drejtore e shkollës, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe themeluese e organizatës “Children of the Eagle” – për kontributin e saj kyç në realizimin e këtij projekti.

Programi do të zhvillohet pesë ditë në javë, në gjuhën shqipe dhe anglisht, nga mësues të certifikuar nga NYCDOE dhe do të nisë në Bronks, Nju-Jork.

Ky zhvillim është një arritje e rëndësishme për komunitetin shqiptar në SHBA dhe një shembull konkret se si diaspora mund të ndërtojë ura të qëndrueshme kulturore dhe arsimore mes brezave. Gjuha shqipe dhe mësimi e trashëgimi i saj kudo te shqiptarët që jetojnë nëpër botë është një ndër platformat më të rëndësishme të qeverisë shqiptare, me programin “Mësues për Diasporën”, që ka nisur me Greqinë, dhe në sajë të të cilit arsimtarët e gjuhës shqipe paguhen nga Tirana dhe u mësojnë gjuhën amtare fëmijëve të lindur në Greqi nga familje shqiptare.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Regjim i posaçëm komunikacioni nesër në Shkup për shkak të Pashkëve
Next Article Dumani: SPAK, i aftë të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti pavarësisht fuqisë politike dhe ekonomike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?