By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dumani: SPAK, i aftë të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti pavarësisht fuqisë politike dhe ekonomike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Dumani: SPAK, i aftë të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti pavarësisht fuqisë politike dhe ekonomike
Shqipëri

Dumani: SPAK, i aftë të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti pavarësisht fuqisë politike dhe ekonomike

admin
Last updated: 18/04/2025 13:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, mori pjesë sot në konferencën e organizuar nga Fakulteti i Shkencave Politiko-Juridike pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Gjatë fjalës së tij Dumani tha se “pa drejtësi nuk mund të këtë paqe dhe pa llogaridhënie nuk mund të ketë demokraci”.

“Shteti i së drejtës mund të realizohet vetëm me kontributin e të gjithëve dhe ne po përpiqemi të garantojmë që ligji të lexohet njësoj, pa privilegjuar disa dhe harruar disa të tjerë”, u shpreh Dumani.

Dumani shtoi se “Reforma në Drejtësi e mbështetur dhe koordinuar edhe me partnerët tanë ndërkombëtar u realizua me ndryshimet thelbësore kushtetuese. Qëllimi i kësaj reformë është rritja e pavarësisë nga sistemit veçanërisht nga ndikimi politik dhe çlirimi i tij nga korrupsioni dhe paaftësia”.

Dumani tha se “SPAK dhe BKH u krijuan për të goditur këto dy fenomene që lëndojnë një shtet e pengojnë të ecë para dhe stepin shpresën për një të ardhme më të mirë”.

“SPAK ishte një ndër produktet e reformës në drejtësi dhe ka treguar se është i aftë të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti pavarësisht fuqisë politike, ekonomike apo lidhjeve që mund të ketë me botën e krimit dhe këtu kryesisht me botën e krimit të organizuar”, u shpreh Dumani.

Kreu i SPAK tha se “ka shumë sfida ende për të çrrënjosur korrupsionin e zyrtarëve të lartë, krimin e organizuar”.

“Shkëmbimi ndërmjet praktikës dhe teorisë juridike është themelor. Jurisprudenca që zhvillojmë si institucion duhet të pasurohet dhe udhëhiqet nga reflektimi teorik, analiza kritike dhe vlerësimi akademik që ju si studiues dhe pedagogë ofroni”, tha Dumani.

Dumani nënvizoi se “shpresat për një drejtësi më të drejtë dhe të përgjegjshme lidhen drejtpërdrejt me formimin e brezit të ri të juristëve, ky brez duhet të pajiset jo vetëm me njohuri, por me etikë, guxim dhe ndjenjë shërbimi”.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Balla: Gjuha shqipe do të mësohet në një shkollë publike në Nju-Jork
Next Article Berisha me bizneset në Krujë: Çmimin e energjisë do ta ulim nga 18 në 6 lekë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?