By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Mickoski injoroi Amerikën, injoroi Europën, po injoron edhe të ardhmen europiane të qytetarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Mickoski injoroi Amerikën, injoroi Europën, po injoron edhe të ardhmen europiane të qytetarëve
Maqedoni

BDI: Mickoski injoroi Amerikën, injoroi Europën, po injoron edhe të ardhmen europiane të qytetarëve

admin
Last updated: 28/02/2024 08:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 shkurt – Deklarata e kreut të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski për mediat në vend që idea e Bashkimit Demokratik për Integrim duhet të injorohet, tregon dobësi, pasiguri dhe nuk përkon me realitetin politik në vend.

Pasi vazhdimisht injoron porositë nga SHBA, Bashkimi Europian dhe nga vendet mike për ndryshime kushtetuese, ai tani po kërkon të injorohet edhe kërkesa e BDI-së dhe e drejta plotësisht legjitime qytetarëve për President të vendit.

Me doktrinën e këtillë të ndasive etnike në thelb jodemokratike dhe me qasjen izoluese nga SHBA dhe BE, VMRO DPMNE rrezikon të ardhmen europiane të qytetarëve të vendit.

VMRO-së dhe Mickoskit ju pengojnë qëndrimet dhe misionet demokratike dhe europiane të BDI-së, i pengon barazia e etabluar me Marrëveshjen e Ohrit, i pengon çdo kauzë e inicuar nga BDI për Maqedoninë europiane, që e tillë mund të jetë vetëm duke qenë vend që ofron mundësi të barabarta për të gjithë.

Mickoski dhe VMRO çdo ditë prezentojnë dhe premtojnë para opinionit ide të parealizueshme dhe të pamundura, por më shqetësuese është ajo se për VMRO-në ekzistojnë edhe alternativa tjera përveç Bashkimit Europian.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet e vendosur në realizimin e kërkesës së saj programore për zgjedhjen e Presidentit të vendit me 2/3 e votave në Kuvend dhe me shumicë të Badenterit. Asgjë të keqe nuk e ka gjetur vendin nga faktorizimi institucional i shqiptarëve, asgjë e keqe nuk do ta gjejë as nga Presidenti i parë shqiptar.

Injorimi i kësaj të drejte plotësisht legjitime është përkrahje e hapur ndaj propagandës ruse, tellall i së cilës në vendin tonë po bëhet VMRO DPMNE duke mos u distancuar nga Rusia dhe duke mos u rreshtuar me Europën.  

Ti themi jo Rusisë, PO Europës!

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Jo vetëm udhëtimi, por edhe “e-mail”-et duhen konsideruar si orë pune
Next Article Ligji i tërheqjes: Tërheqim personat e ngjashëm me veten

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?