By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jo vetëm udhëtimi, por edhe “e-mail”-et duhen konsideruar si orë pune
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Jo vetëm udhëtimi, por edhe “e-mail”-et duhen konsideruar si orë pune
Kuriozitete

Jo vetëm udhëtimi, por edhe “e-mail”-et duhen konsideruar si orë pune

admin
Last updated: 28/02/2024 08:33
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Studiues anglezë kanë dalë në përfundimin se, dërgimi i “e-mail”-eve për qëllime pune gjatë kohës që udhëton për në punë po bëhet gjithnjë e më i domosdoshëm, aq sa kjo kohë duhet konsideruar si pjesë e orarit të punës.

Qasja e gjerë në internet përmes lidhjeve “Wi-Fi” dhe përhapja e telefonave celularë e ka zgjatur ditën e punës, thuhet në studimin e Universitetit “West of England”, në Bristol.

Studimi ka shqyrtuar 5.000 pasagjerë trenash në Londër, në një kohë kur lidhja “wireless” me internetin është bërë gjithnjë e më e përhapur.

“Jam një nënë shumë e ngarkuar dhe më duhet aq shumë kohë e lirë”, tha një udhëtare për studiuesit. “Është shumë e rëndësishme, në ndërgjegjen time, që të mund t’ia dal mbanë të kryej punën në tren”, shtoi ajo, teksa udhëtonte nga Aylesbury drejt Londrës.

Studimi, që do të prezantohet këtë të enjte në “Royal Geographical Society”, arriti në përfundimin se 54 për qind e udhëtarëve përdorin internetin “wireless” të trenave për të dërguar “e-mail”-e për qëllime pune. Të tjerë përdorin qasjen në internet përmes telefonave të tyre celularë po për këtë qëllim.

Disa prej udhëtarëve që niseshin për në punë u pikasën teksa dërgonin “e-mail”-e përpara nisjes së orarit zyrtar të punës, ndërkohë që të tjerë në kthim nga puna, shpesh dërgojnë “e-mail”-e për të përfunduar punën që mund ta kenë lënë pa përfunduar gjatë orarit zyrtar të punës, transmeton top channel.

“Është një periudhë kohe ‘e vdekur’, e cila më lejon të përfundoj punët e mia dhe nuk më detyron të punoj edhe mbrëmjeve nga shtëpia”, tha një pasagjer tjetër që udhëtonte nga Londra drejt Birminghamit.

Studimi shqyrtoi edhe ndikimin e lidhjeve falas “wireless” në disa prej këtyre linjave hekurudhore. Rezultati është se, me përmirësimin e qasjes në internet, kjo sillte për pasojë zgjatjen e orarit të punës, duke shfrytëzuar “laptop”-ët apo telefonat.

Për pasagjerët prindër, kjo kohë shihet edhe si “periudha e tranzicionit” kur ndryshohen rolet nga të qenit pjesë e familjes në përfshirjen në mjedisin e punës.

Por, gjetjet e studimit ngrejnë edhe pikëpyetje mbi balancën mes të punuarit dhe të jetuarit, nëse është apo jo e shëndetshme të zgjasësh ditën e punës, me njerëzit që gjithnjë e më shpesh u përgjigjen “e-mail”-eve përtej orarit në zyrë.

Ndaj, nëse udhëtimi është bërë pjesë e punës, a duhet të konsiderohet edhe kjo si pjesë e orarit të punës? Studiuesja Juliet Jain tha se “smartphone”-t dhe qasja në internet ka shkaktuar një “eliminim kufijsh” mes jetës në punë dhe asaj në shtëpi, diçka që zbatohet tashmë për udhëtimet drejt punës.

“Si mund ta masim këtë kohë? A duhet të ndryshojnë kulturat e vendeve të punës”, tha Jain. Por, më shumë sesa për teknologjinë që u jep njerëzve më shumë elasticitet gjatë punës, studimi tregoi se njerëzit po punonin me orare të tejzgjatura në punët e tyre respektive.

“Ekziston një sfidë e vërtetë në përcaktimin e asaj se çfarë përbën punën”, tha Dr. Jain, nga Qendra për Transport dhe Shoqëri e këtij universiteti.

You Might Also Like

Të jesh fëmijë i vetëm…

Kuptimi i nishaneve në fytyrë dhe trup për personalitetin tuaj

Këto janë pjesët e trupit të cilat mund të zbulojnë sa jeni inteligjent

Mos i justifiko asnjëherë këto 10 gjëra

15 gjëra që njerëzit e zgjuar i bëjnë përditë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arsyeja e fortë pse duhet të pini kafe çdo ditë
Next Article BDI: Mickoski injoroi Amerikën, injoroi Europën, po injoron edhe të ardhmen europiane të qytetarëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?