By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Begaj: Bashkëpunimi rajonal, element kyç për stabilitetin dhe zhvillimin evropian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Begaj: Bashkëpunimi rajonal, element kyç për stabilitetin dhe zhvillimin evropian
Shqipëri

Begaj: Bashkëpunimi rajonal, element kyç për stabilitetin dhe zhvillimin evropian

admin
Last updated: 12/06/2026 13:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 12 qershor, Zhurnal.mk – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Eurorajonit Adriatiko-Jonian, me temë “Vizioni për të ardhmen e Eurorajonit Adriatiko-Jonian”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Eurorajonit si një model të suksesshëm të bashkëpunimit ndërkufitar dhe një shembull konkret të solidaritetit evropian, që për dy dekada ka afruar komunitetet, ka forcuar partneritetet dhe ka sjellë përfitime të prekshme për qytetarët.

Presidenti Begaj theksoi se, në kushtet e sfidave të reja gjeopolitike, ekonomike, teknologjike dhe mjedisore, bashkëpunimi rajonal nuk është më një dimension dytësor i politikave publike, por një element i rëndësishëm i stabilitetit dhe zhvillimit evropian.

Kreu i Shtetit nënvizoi se rajonet që bashkëpunojnë janë më të afta të tërheqin investime, të mbrojnë mjedisin, të zhvillojnë infrastrukturën dhe të krijojnë mundësi të reja për qytetarët.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e Eurorajonit në krijimin e urave të bashkëpunimit mes autoriteteve vendore e rajonale, universiteteve, institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile dhe sipërmarrjeve, duke e kthyer mbështetjen dhe mundësitë evropiane në përfitime konkrete për komunitetet lokale.

Duke u ndalur te procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, Presidenti Begaj theksoi se nisma të tilla ndihmojnë vendin jo vetëm në afrimin me standardet evropiane, por edhe në forcimin e kulturës së bashkëpunimit, koordinimit dhe solidaritetit, mbi të cilën është ndërtuar Bashkimi Evropian.

Kreu i Shtetit rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të mbështetur çdo iniciativë që forcon lidhjet mes komuniteteve të rajonit dhe kontribuon në një hapësirë Adriatiko-Joniane më të zhvilluar, më të qëndrueshme dhe më konkurruese.

Presidenti i Republikës uroi kryetarin e Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi, për marrjen e kryesimit e Eurorajonit për një periudhë 5-vjeçare.

You Might Also Like

Vazhdon protesta në Divjakë/ 51 ditë rezistencë kundër hartës territoriale të propozuar nga PS: JO shkrirjes së Bashkisë

Bardhi kritika ndaj SPAK për çështjen Balluku: Të zbatojë ligjin, jo të presë Edi Ramën

Perspektivë pozitive e Shqipërisë/ Moody’s mban vlerësimin ‘Ba3’, sheh rritje 3.6% të ekonomisë dhe ulje graduale të borxhit

Kandidatët për kryetarë bashkie, Berisha ndryshon formulën e PD-së

Parashikohet shkrirja e 15 bashkive, harta e re territoriale do miratohet në Parlament në 8 tetor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Demo: Forcimi i pushtetit vendor, element kyç për avancimin e procesit të integrimit evropian
Next Article Tornadot godasin Midwest-in, qindra-mijëra pa energji elektrike
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjermania ul taksat për karburantet me 17cent/litër
Bota
Zgjedhjet në Rusi nën akuza për manipulime!
Bota
Të rinjtë po përdorin barna në vend të alkoolit! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Kosovë
Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?