By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Demo: Forcimi i pushtetit vendor, element kyç për avancimin e procesit të integrimit evropian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Demo: Forcimi i pushtetit vendor, element kyç për avancimin e procesit të integrimit evropian
Shqipëri

Demo: Forcimi i pushtetit vendor, element kyç për avancimin e procesit të integrimit evropian

admin
Last updated: 12/06/2026 13:24
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 12 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo theksoi sot rëndësinë e forcimit të pushtetit vendor si element kyç për avancimin e procesit të integrimit evropian.

Gjatë takimit të organizuar me rastin e 20-vjetorit të Eurorajonit Adriatiko-Jonian, Demo vlerësoi rolin e kësaj nisme gjatë dy dekadave të fundit në afrimin e vendeve, institucioneve dhe qytetarëve të rajonit, duke e cilësuar atë si një shembull të suksesshëm të bashkëpunimit territorial.

“20-vjetori i Eurorajonit Adriatiko-Jonian është një moment i rëndësishëm reflektimi për një nismë që ka treguar se bashkëpunimi territorial është një nga instrumentet më efektive për të afruar vendet, komunitetet dhe qytetarët. Ky përvjetor nuk është vetëm një rast për të vlerësuar arritjet e deritanishme, por edhe një mundësi për të parë përpara dhe për të diskutuar se si mund ta bëjmë rajonin tonë më të lidhur, më konkurrues dhe më të qëndrueshëm në dekadat që vijnë”, deklaroi ministri.

Duke u ndalur te procesi i integrimit evropian dhe roli i pushtetit vendor në këtë rrugëtim, Demo theksoi se ndërtimi i Evropës nuk realizohet vetëm përmes institucioneve qendrore, por nis nga niveli lokal, aty ku qytetarët marrin shërbimet dhe përjetojnë drejtpërdrejt efektet e politikave publike.

“Për ne si qeveri, një mesazh mbetet shumë i qartë: Europa ndërtohet në territore. Ajo ndërtohet në bashkitë që ofrojnë shërbime më të mira për qytetarët, në komunitetet që krijojnë mundësi zhvillimi dhe mirëqenieje, në qytetet që investojnë në qëndrueshmëri dhe në rajonet që bashkëpunojnë përtej kufijve administrativë. Pikërisht ky bashkëpunim është themeli mbi të cilin mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”, u shpreh ai.

Sipas Demos, Shqipëria ka ndërmarrë një sërë reformash të reja për të fuqizuar pushtetin vendor dhe për ta bërë atë më efikas në përmbushjen e nevojave të komuniteteve.

“Në Shqipëri kemi nisur një proces të ri reformash që fokusohen në forcimin e autoriteteve lokale. Këto reforma përfshijnë rritjen e kapaciteteve profesionale, ngritjen e një akademie të dedikuar për nevojat e pushtetit vendor, si dhe rritjen e autonomisë financiare të bashkive. Qëllimi ynë është që autoritetet lokale të kenë më shumë mundësi dhe mjete për t’u përgjigjur kërkesave të qytetarëve dhe për të ndërtuar politika zhvillimi afatgjata”, tha Demo.

Demo theksoi se Shqipëria po punon që autoritetet lokale të jenë pjesë aktive e rrjeteve dhe mekanizmave evropianë edhe përpara anëtarësimit të plotë të vendit në Bashkimin Europian.

“Bashkia është pika ku shteti takohet çdo ditë me qytetarët. Është institucioni që përballet drejtpërdrejt me nevojat, shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre. Për këtë arsye, investimi në pushtetin vendor është një investim i drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe njëkohësisht një investim në procesin e integrimit evropian të vendit. Ne po krijojmë kushtet që autoritetet lokale shqiptare të bëhen pjesë e familjes evropiane edhe përpara anëtarësimit formal të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Synimi ynë është që bashkitë dhe rajonet tona të prekin që tani standardet evropiane, të përfitojnë nga bashkëpunimi ndërkufitar dhe të ndërtojnë partneritete që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien e qytetarëve”, theksoi Demo.

You Might Also Like

Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës

DASH: Shqipëria mbetet objektiv i sulmeve kibernetike të Iranit dhe Rusisë

Salla në Kurbin: “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, mundësi financimi për fermerët dhe bizneset bujqësore

Manja: PS do të depozitojë kallëzim në SPAK për Shehajn

Berisha: Dënoj dhunën ndaj protestuesve, çdo qytetar t’i bashkohet protestës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article PD kërkon interpelancë me Ramën për shpopullimin
Next Article Begaj: Bashkëpunimi rajonal, element kyç për stabilitetin dhe zhvillimin evropian
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?