By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Kryengritja paqësore nuk do të ndalet, do ta fitojmë këtë luftë 
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Kryengritja paqësore nuk do të ndalet, do ta fitojmë këtë luftë 
Shqipëri

Berisha: Kryengritja paqësore nuk do të ndalet, do ta fitojmë këtë luftë 

admin
Last updated: 13/02/2026 16:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se demokratët dhe opozitarët do ta vijojnë betejën e tyre me “kryengritje paqësore”, për të rrëzuar qeverinë. Në një deklaratë për mediet nga selia blu, Berisha tha se opozita ndodhet në fushëbetejë dhe se do ta fitojnë këtë luftë.

“Edhe një herë, për demokratët dhe opozitarët, paqja është forca. Nuk kërkojmë dhunë për forcë, përkundrazi. Nuk shkojnë protestuesit aty për të qëlluar policët. Nuk shkojnë aty për dhunë. Shkojnë të gjithë me urrejtje kundër Edi Ramës dhe zyrës së tij”, u shpreh Berisha.

“Është kryengritje paqësore kjo. Jemi në fushëbetejë. Do e fitojmë këtë luftë ne. Ne, çdo betejë që kemi nisur, e kemi fituar. Por jo luftën, akoma. Do fitojmë luftën”, tha Berisha.

Berisha tha se protesta e 10 shkurtit ishte një nga më të fuqishmet në vend dhe theksoi se jehona e saj ka pasur ndikim global.

“Ju e keni parë jehonën më të jashtëzakonshme, më të rrufeshme të protestës së 10 shkurtit në të gjitha rrjetet televizive të botës”, tha kreu i opozitës.

Duke iu referuar protestës së paralajmëruar më 20 shkurt, Berisha tha se “kryengritja paqësore nuk ndalet”.

Berisha gjithashtu reagoi ndaj arrestimit të protestuesve, duke i cilësuar “heronjtë e protestës”.

Berisha theksoi se ata janë të rinj nga 16 në 21 vjeç, janë arrestuar pa asnjë akuzë, vetëm për shkak të kundërshtimit të politikave të qeverisë.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij, Berisha u pyet edhe për propozimet e mazhorancës për ndryshimin e Kodit Penal për pezullimet nga gjykata. Berisha tha se mazhoranca kërkon që të “krijojë një parzmore tjetër”.

You Might Also Like

“Rama ik!” – Bulevardi i përmbytur nga protestuesit, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Qeveria forcon kontrollin mbi bastet online, çdo transaksion do të monitorohet

SPAK lëshoi urdhër-arrest/ Arrestohet në Greqi Ilir Shtufi, biznesmeni i akuzuar për pastrim parash

Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga një fuoristradë, humb jetën fëmija 4-vjeçar

Balla takim me Nancy VanHorn: Shqipëri-SHBA, partneritet strategjik në nivel të shkëlqyer

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është dorëzuar Propozim-Rezolutë për respektimin e standardeve në gjykimin ndërkombëtar ndaj ish-krerëve Kosovës
Next Article Ibrahimaj: Gjoba për bizneset, masë ndëshkuese vetëm në rastet e shkeljeve të rënda

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?