By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ibrahimaj: Gjoba për bizneset, masë ndëshkuese vetëm në rastet e shkeljeve të rënda
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ibrahimaj: Gjoba për bizneset, masë ndëshkuese vetëm në rastet e shkeljeve të rënda
Shqipëri

Ibrahimaj: Gjoba për bizneset, masë ndëshkuese vetëm në rastet e shkeljeve të rënda

admin
Last updated: 13/02/2026 16:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe kryeinspektorin e përgjithshëm, Dashnor Sula zhvilluan një takim me drejtuesit e inspektorateve të vendit, për të diskutuar fazën e re të reformës në sistemin e inspektimeve.

Gjatë këtij takimi, Ibrahimaj theksoi se reforma ka synuar një ristrukturim të thellë të inspektorateve, duke e përqendruar atë në thjeshtimin e procedurave, rritjen e transparencës dhe forcimin e kapaciteteve të inspektorëve.

Ministrja Ibrahimaj shpjegoi se objektivi kryesor i reformës është që të eliminohen inspektimet e shpeshta dhe të përsëritura, të cilat për shumë biznese janë një barrë e madhe.

Ajo theksoi se synimi i qeverisë është të kalojmë nga një sistem i mbushur me gjoba në një qasje parandaluese, ku parandalimi i shkeljeve të mundshme do të jetë i pari hap për të parandaluar dëmshpërblimet dhe penalitetet. Ajo gjithashtu shtoi se gjoba do të mbetet si masë ndëshkuese vetëm në rastet e shkeljeve të rënda që kërcënojnë interesat publike.

“Parandalimi të jetë masa e parë ndëshkuese dhe paralajmërimi për vendosjen e penalitetit. Vetëm në rastet të cilat shkelja është e rëndë dhe ka pasoja të mëdha dhe të rënda në të mirën publike. Aty ku ligjet parashikojnë që duhet të pezullohet aktiviteti i biznesit, vetëm në ato raste nuk do të ecim me një qasje parandaluese, por do të ecim me qasje ndëshkuese. Këto janë në tërësi themel kryesore të reformës që kishin konceptuar, e cila është në zbatim”, tha Ibrahimaj.

Ajo gjithashtu nënvizoi se në këtë fazë të re të reformës, janë miratuar ligjet dhe aktet nënligjore të nevojshme për ta bërë operativ këtë sistem, ndërsa vazhdojnë proceset e ristrukturimit të institucioneve përkatëse.

Ministrja Ibrahimaj u shpreh se është përgatitur një plan pune i detajuar për implementimin e reformës.

“Ne i kemi dhënë një një objektiv vetes që brenda vitit 2026 ta finalizojmë reformën qoftë në drejtim të ristrukturimit, qoftë në drejtim të ndërtimit të sistemit që do të monitorojë gjithë këto procese që unë sapo thashë dhe kemi përgatitur një plan pune të detajuar me qëllim që ta arrijmë këtë objektiv”, tha ajo. 

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: Kryengritja paqësore nuk do të ndalet, do ta fitojmë këtë luftë 
Next Article Bergner takon Brahon: Forcimi i sundimit të ligjit, kusht për anëtarësimin në BE

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?