By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bild e bën fakt të kryer: Neuer rikthehet te Gjermania dhe do të luaj në Botërorë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Bild e bën fakt të kryer: Neuer rikthehet te Gjermania dhe do të luaj në Botërorë
Sport

Bild e bën fakt të kryer: Neuer rikthehet te Gjermania dhe do të luaj në Botërorë

admin
Last updated: 19/05/2026 14:00
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Manuel Neuer pritet të rikthehet si portieri i parë te Kombëtarja e Gjermanisë për Kampionatin Botëror, ndërsa trajneri i përfaqësueses tashmë ka marrë vendimin përfundimtar dhe ka informuar edhe portierin aktual titullar, Oliver Baumann.

Sipas raportimeve të Sport Bild, Baumann është njoftuar nga trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann se Neuer do të jetë zgjedhja e parë nëse rikuperimi i tij përfundon pa probleme. Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga federata.

Pavarësisht lajmit, Baumann raportohet se i ka garantuar stafit teknik se do të jetë i gatshëm të udhëtojë në Kampionatin Botëror edhe në rolin e portierit rezervë.

Megjithatë, ekzistojnë ende dyshime rreth gjendjes fizike të Neuerit. Portieri veteran u detyrua të largohej nga ndeshja e fundit e Bayern Munich kundër Koln për shkak të problemeve në pulpë.

Sipas raportimeve të Bild, kontrollet mjekësore nuk kanë zbuluar ndonjë dëmtim strukturor serioz, por stafi mjekësor po vazhdon të tregojë kujdes maksimal.

Neuer mund të luajë si titullar edhe në finalen e Kupës së Gjermanisë kundër VfB Stuttgart, por portieri nuk dëshiron të marrë rreziqe të panevojshme në stërvitje, sidomos me Kampionatin Botëror që po afrohet.

Lista zyrtare e Gjermanisë për turneun pritet të publikohet të enjten në orën 13:00.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çështja e presidentit, Kurti: Duhet një president konsensual
Next Article Ndalohet një person në Gostivar, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?