By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Biseda që shmangu një përçarje mes trajnerit dhe kapitenit te Real Madridi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Biseda që shmangu një përçarje mes trajnerit dhe kapitenit te Real Madridi
Sport

Biseda që shmangu një përçarje mes trajnerit dhe kapitenit te Real Madridi

admin
Last updated: 13/02/2026 09:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kapiteni i Real Madridit, Dani Carvajal, është shfaqur i zhgënjyer në javët e fundit, pasi ka mbetur vazhdimisht në stol.

Situata duket se arriti kulmin të dielën mbrëma në “Mestalla”, kur ai pa David Jimenez të niste si titullar ndaj Valencias, ndërsa më vonë në fushë u aktivizua Trent Alexander-Arnold në vend të tij.

Megjithatë, sipas raportimeve nga Spanja, tensionet mes mbrojtësit me përvojë dhe trajnerit Alvaro Arbeloa janë ulur pas një bisede sqaruese në qendrën stërvitore të Valdebebas.

Carvajal u pa duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të përgatitjes fizike Antonio Pintus pas ndeshjes së fundit, frustrim që është grumbulluar pas pesë sfidave radhazi në stol.

34-vjeçari ka luajtur vetëm 27 minuta që nga rikthimi nga dëmtimi, ndërkohë që “Los Blancos” kanë zhvilluar 10 takime gjatë kësaj periudhe.

Sipas burimeve pranë klubit, Carvajal ka qenë i habitur nga zgjedhjet e trajnerit, duke e konsideruar veten të gatshëm për të kontribuar, qoftë edhe në minutat e fundit të ndeshjes.

Në veçanti, ai nuk e ka kuptuar vendimin për të aktivizuar Alexander-Arnold, i cili është rikthyer më vonë dhe pas një dëmtimi më serioz.

Sipas Marca, Carvajal dhe Arbeloa kanë zhvilluar një bisedë të martën në mëngjes gjatë stërvitjes në Valdebebas, në një atmosferë të qetë dhe pa tensione.

Edhe Diario AS raporton se palët e konsiderojnë çështjen të mbyllur dhe e shohin komunikimin si pozitiv.

Tashmë vëmendja zhvendoset te sfida e fundjavës, ku Real Madridi pret Real Sociedadin në “Santiago Bernabeu”.

Zgjedhjet e Arbeloas për formacionin do të jenë në fokus, pasi situata në krahun e djathtë të mbrojtjes mbetet e hapur.

David Jimenez konsiderohet opsioni i tretë në hierarki, ndërsa si Alexander-Arnold ashtu edhe Carvajal nuk kanë qenë titullarë prej tre muajsh.

You Might Also Like

Bayern Munich i dërgon një mesazh të ri Real Madridit për të ardhmen e Michael Olise

Monedha e fatit e Cucurellas, rituali që i solli Spanjës titullin botëror edhe në vitin 2026

Alvaro Arbeloa nuk largohet i vetëm nga Reali, i kërkon dy yjet madrilen në Ligën Premier

A e shtyu Rodri – Donald Trumpin gjatë festimeve të Kupës së Botës? Momenti i sikletshëm bëhet viral

Yamal, Messi apo Rodri? Kush është tani favoriti për ta fituar Topin e Artë?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ish-drejtori ekzekutiv i Google fotografohet me modelen 43 vite më të re – përhapën thashethemet për një lidhje
Next Article Ëmbëlsirë me kungull

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?