By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bizneset turistike në zonën e Razmës nën presionin e taksave dhe shpopullimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Bizneset turistike në zonën e Razmës nën presionin e taksave dhe shpopullimit
Shqipëri

Bizneset turistike në zonën e Razmës nën presionin e taksave dhe shpopullimit

admin
Last updated: 12/11/2026 17:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Paketa e re fiskale dhe shpopullimi janë dy shqetësimet kryesore të bizneseve turistike në Razëm. Administratori i një biznesi hotelerie, Shirazi Kastrati, paralajmëron se ndryshimet e propozuara mund të rëndojnë ndjeshëm sektorin, i cili ka nevojë për lehtësira për të konkurruar me vendet e rajonit.

“Mendoj që në qoftë se paketa fiskale do të aprovohet, për biznesin e turizmit do të jetë përfundimisht shkatërrimtare. Të gjitha bizneset kanë lobuar për të ulur TVSH-në dhe kostot, sepse kjo është në ndihmë të biznesit.Shtetet rreth e rrotull nesh kanë politika shumë favorizuese dhe lehtësuese për sektorin e turizmit”, tha Shirazi Kastrati, Administrator biznesi në Razëm.

Një tjetër problem mbetet largimi i të rinjve, që sipas Kastratit po krijon vështirësi në sigurimin e punonjësve dhe rrezikon furnizimin e bizneseve me produkte vendase. Pasojat, sipas tij, do të bëhen edhe më të dukshme në vitet e ardhshme.

“Komplet pjesa e rinisë këtu ka larguar dhe kjo do të reflektohet edhe te prodhimi, produktet që do të marrim ne në vend, jo thjesht te krahu i punës, por edhe te produktet. Ku do ta marrim qumështin, ku do ta marrim mishin, ku do ta marrim pataten. Janë shumë produkte që na furnizon në zonë dhe mbas pak vitesh do të kemi problematika”, shtoi Kastrati.

Sipërmarrësit në Razëm kërkojnë më shumë mbështetje institucionale, investime në infrastrukturë dhe politika fiskale lehtësuese. Sipas tyre, frenimi i shpopullimit dhe krijimi i kushteve për zhvillimin e sipërmarrjes janë thelbësore për të ardhmen e turizmit dhe ekonomisë lokale.

You Might Also Like

Tenderi për “studim projektim i disa objekteve të policisë së shtetit”, GJKKO dënon të pandehurit

Paralajmërohen reshje shiu intensive në disa qarqe, ja zonat ku priten shtrëngata

Rrëzimet në moshën e tretë, shkaku kryesor i paraqitjeve në urgjencë

Ministri Nufi, në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s

e-Gjoba Administrative, sistem kombëtar i unifikuar për administrimin e gjobave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trump: SHBA nuk ka më nevojë për marrëveshje me Iranin, ne kemi paratë e tyre dhe kontrollin e Hormuzit
Next Article Fëmijët që kanë shkuar në park deri në moshën 11 vjeç kanë shëndet mendor më të mirë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?