By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?

admin
Last updated: 12/11/2026 20:21
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor argument.mk/ – Është mbledhur një numër më i madh se ai i nevojshmi i nënshkrimeve për peticionin që kërkon vendosjen e byzylykëve elektronikë për dhunuesit e grave. Tani pritet që për herë të tretë të dorëzohet në Kuvendin e Maqedonisë propozim-ligji nga deputetja Monika Zajkova, e cila këtë herë, ndryshe nga përpjekjet e mëparshme, ka mbështetje të fuqishme nga qytetarët.

E gjithë kjo vjen pas vrasjes brutale të të miturës nga Bogdanci, e cila shkaktoi reagime të shumta në opinion dhe nxori në rrugë shoqatat e grave, të cilat protestuan para institucioneve kompetente.

Por çfarë do të nënkuptojë konkretisht vendosja e byzylykëve elektronikë dhe a do të ndihmojë kjo në uljen e numrit të femicideve?

Sipas të dhënave krahasuese evropiane për femicidet, vendi ynë është mbi mesataren evropiane, gjë që e bën edhe më të domosdoshme vendosjen e mekanizmave më efikasë për mbrojtje dhe identifikim në kohë të rrezikut. Byzylyku elektronik duhet të mundësojë mbikëqyrjen e vazhdueshme të kryerësit, ndërsa viktima të marrë paralajmërim kur ai t’i afrohet zonës ku e ka të ndaluar të hyjë. Megjithatë, vetëm paralajmërimi nuk do të thotë se gruaja është e sigurt. Nevojiten institucione që do ta ndjekin sinjalin dhe do të reagojnë menjëherë.

Avokatja Neda Çallovska, e cila përfaqëson raste të dhunës me bazë gjinore dhe për publikun është e njohur edhe si avokate e familjes së Ivanës dhe Katjas, vlerëson se mbikëqyrja elektronike është një zgjidhje e arsyeshme në nivel sistemik, pasi mund të lidhet me masat e përkohshme të mbrojtjes që i shqipton gjykata civile, pa qenë e nevojshme të pritet fillimi i procedurës penale.

„Ndryshimet e propozuara në Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje parashikojnë mbikëqyrje elektronike me byzylykë për kryerësit e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, masë të cilën duhet ta shqiptojë gjykata civile. Konsideroj se kjo është një zgjidhje e arsyeshme në nivel sistemik, pasi mbikëqyrja lidhet me masat urgjente dhe të përkohshme të mbrojtjes dhe bëhet e disponueshme pavarësisht nëse do të fillojë apo jo procedurë penale, në përputhje me nenin 53 të Konventës së Stambollit.

Masa do të zbatohej ndaj një personi të raportuar si kryerës, përkatësisht ndaj një personi të cilit i është shqiptuar masë e përkohshme mbrojtjeje nga gjykata civile. Bëhet fjalë për një masë parandaluese dhe jo ndëshkuese, prandaj ajo nuk kushtëzohet nga statusi i personit si i dyshuar apo i akuzuar.

Jashtë fushëveprimit të saj mbetet procedura penale, ku konsideroj se gjithashtu nevojiten ndryshime, duke pasur parasysh se aktualisht mbikëqyrja elektronike është e mundur gjatë ekzekutimit të arrestit shtëpiak. Me zgjerimin e përdorimit të kësaj mase, përkatësisht të byzylykëve elektronikë, edhe në rastet e dhunës në familje, ajo do të mund të funksiononte si plotësim i masave të kujdesit deri në përfundimin e procedurës penale ose si alternativë ndaj paraburgimit. Natyrisht, nëse masa shqiptohet në procedurë civile, ajo nuk do të shqiptohet më pas edhe në procedurë penale dhe anasjelltas“, thotë Çallovska.

Ajo shton se duhet pasur parasysh se mbikëqyrja elektronike, e vetme, nuk mund ta parandalojë femicidin.

„Ajo është një mekanizëm për paralajmërim të hershëm, efikasiteti i të cilit varet nga ekzistenca e një qendre monitorimi që funksionon 24 orë, reagimi i shpejtë i policisë dhe sanksionimi konsekuent i shkeljeve. Në këtë kuptim, pohimi në arsyetimin e propozim-ligjit se propozimi nuk ka implikime financiare e vë në pikëpyetje zbatueshmërinë e tij në praktikë. Kjo masë duhet të përdoret në rastet kur ekziston rrezik serioz, i cili duhet të vlerësohet në mënyrë përkatëse përmes vlerësimit të rrezikut që e bëjnë edhe Ministria e Punëve të Brendshme, edhe Qendra për Punë Sociale“, është qëndrimi i avokates Çallovska.

Propozimi i ri për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje dorëzohet për herë të tretë. Në zgjidhjen e mëparshme të propozuar prej saj, byzylyku elektronik duhej ta paralajmëronte viktimën kur kryerësi t’i afrohej më pak se 100 metra një vendi të caktuar. Qëllimi ishte që ndalimi të mos mbetej vetëm një vendim gjyqësor në letër, por zbatimi i tij të mund të monitorohej teknikisht dhe viktima të paralajmërohej me kohë.

Tani paralajmërohen edhe plotësime të tjera të zgjidhjes, ndërsa mbetet të shihet se si do të përcaktohen kompetencat, vlerësimi i rrezikut, kontrolli dhe financimi i sistemit. Veçanërisht e rëndësishme është të përcaktohet nëse mbikëqyrja elektronike do të zbatohet vetëm në rastet me rrezik të lartë, kush do ta shqiptojë masën dhe kush do të jetë përgjegjës për reagimin kur të aktivizohet alarmi.

Si shembull se si mund të funksionojë një sistem i tillë përmendet Spanja, ku mbikëqyrja elektronike realizohet përmes sistemit „Kometa“. Kur gjykata shqipton ndalim afrimi me monitorim elektronik, kryerësi pajiset me një byzylyk elektronik dhe një pajisje shtesë për lokalizim, ndërsa viktima merr një pajisje të veçantë mobile, përmes së cilës mund të paralajmërohet nëse kryerësi i afrohet zonës së ndaluar.

Sistemi monitoron respektimin e ndalimit gjyqësor, ndërsa sinjalet pranohen nga qendra e specializuar e kontrollit „Kometa“, e cila funksionon 24 orë në ditë, 365 ditë në vit. Qendra ndjek lëvizjen e personave, regjistron shkeljet dhe komunikon me viktimën dhe shërbimet kompetente të sigurisë kur nevojitet ndërhyrje. Monitorimi teknik kryhet nga një kompani private e angazhuar nga Ministria spanjolle e Barazisë, në koordinim me gjykatat, Prokurorinë dhe policinë.

Modeli spanjoll tregon se për funksionimin e një sistemi të tillë nevojitet një qendër e veçantë kontrolli, operatorë që i monitorojnë vazhdimisht sinjalet dhe shërbime policore që do të ndërhyjnë në rast të shkeljes së ndalimit.

Byzylykët elektronikë mund të jenë një mekanizëm i rëndësishëm shtesë për mbrojtje, por efikasiteti i tyre do të varet nga fakti nëse shteti do të sigurojë një sistem që funksionon vazhdimisht dhe reagon në kohë. Sepse alarmi se dhunuesi po afrohet ka kuptim vetëm nëse pas tij qëndron një institucion që do të veprojë menjëherë.

You Might Also Like

Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin

Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë

Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute

Nga një polip beninj drejt shtratit të vdekjes/ 72-vjeçarja përfundon në katër operacione, me stomë dhe infeksione të rënda

Siljanovska-Davkova nga Dublini: Evropa nuk duhet të lejojë të mbetet e pamjaftueshme e lidhur me Ballkanin Perëndimor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni
Nga një polip beninj drejt shtratit të vdekjes/ 72-vjeçarja përfundon në katër operacione, me stomë dhe infeksione të rënda
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?