By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni

Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin

admin
Last updated: 12/11/2026 20:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor argument.mk/ – Një traktor i blerë me mbështetje financiare nga shteti nuk është gjetur në fermën bujqësore së cilës i ishte ndarë, ndërsa gjatë kontrolleve te bletarët janë konstatuar dallime të konsiderueshme mes numrit të raportuar dhe atij të gjetur të familjeve të bletëve. Këto janë disa nga parregullsitë e zbuluara gjatë kontrolleve në terren në rajonin e Ohrit dhe Strugës, të realizuara nga Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Në fshatin Biçevë të Strugës, gjatë kontrollit të një traktori të blerë në vitin 2023 përmes Programit për Zhvillim Rural, është konstatuar se mekanizimi nuk ndodhej as në fermën bujqësore të përfituesit dhe as në parcelat bujqësore të deklaruara.

Sipas deklaratave të personave të pranishëm, traktori i ishte dhënë në shfrytëzim një personi tjetër, ndërsa në oborrin e fermës nuk kishte asnjë gjurmë të pranisë së tij. Për më tepër, kishte edhe njoftime me shkrim se traktori ishte shitur, çështje kjo që do të jetë objekt i verifikimeve të mëtejshme.

Nga Agjencia rikujtojnë se përfituesit e kësaj forme të mbështetjes financiare kanë detyrim kontraktual që investimin ta shfrytëzojnë për nevojat e fermës së tyre për të paktën pesë vjet, pa ia dhënë në përdorim personave të tretë dhe pa e tjetërsuar atë.

Parregullsi janë konstatuar edhe gjatë kontrolleve te bletarët. Në një rast, një përfitues kishte deklaruar 50 familje bletësh, por gjatë verifikimit në terren nuk është gjetur asnjë e tillë. Për më tepër, sipas të dhënave në dispozicion, përfituesi nuk posedon as numër të regjistrimit të fermës blegtorale (RBO).

Në një rast tjetër, një bletar kishte deklaruar 600 familje bletësh, por kontrollorët në terren kanë konstatuar vetëm 190 familje me bletë dhe edhe 10 koshere të zbrazëta. Rreth 400 familjet e tjera të deklaruara nuk janë gjetur gjatë kontrollit.

Për rezultatet e kontrolleve informoi drejtoresha e Agjencisë, Irotova Lazareva, e cila theksoi se gjendjet e konstatuara ngrenë pikëpyetje serioze lidhur me mënyrën e shfrytëzimit të mbështetjes financiare dhe besueshmërinë e të dhënave të raportuara nga përfituesit.

Ajo theksoi se kontrollet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme dhe do të realizohen në të gjitha fazat: para pagesës së mjeteve, pas pagesës dhe gjatë gjithë periudhës në të cilën përfituesit janë të detyruar t’i përmbushin obligimet kontraktuale.

„Nuk ka selektivitet dhe nuk ka të privilegjuar“, porositi drejtoresha, duke theksuar se obligimi i Agjencisë është të mbrojë bujqit e ndershëm dhe të sigurojë që paratë publike të shfrytëzohen për prodhimtari të mirëfilltë bujqësore.

You Might Also Like

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?

Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë

Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute

Nga një polip beninj drejt shtratit të vdekjes/ 72-vjeçarja përfundon në katër operacione, me stomë dhe infeksione të rënda

Siljanovska-Davkova nga Dublini: Evropa nuk duhet të lejojë të mbetet e pamjaftueshme e lidhur me Ballkanin Perëndimor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Next Article Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni
Nga një polip beninj drejt shtratit të vdekjes/ 72-vjeçarja përfundon në katër operacione, me stomë dhe infeksione të rënda
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?