By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Boksierja italiane dorëzon meçin kundër algjerianes së shumëpërfolur Imane Khelif, vetëm pas disa sekondave ‘luftë’
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Boksierja italiane dorëzon meçin kundër algjerianes së shumëpërfolur Imane Khelif, vetëm pas disa sekondave ‘luftë’
Sport

Boksierja italiane dorëzon meçin kundër algjerianes së shumëpërfolur Imane Khelif, vetëm pas disa sekondave ‘luftë’

admin
Last updated: 01/08/2024 14:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Boksierja italiane, Angela Carini është tërhequr nga lufta e saj kundër Imane Khelif vetëm disa sekonda pas ndeshjes olimpike, në mes të një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme mbi pranueshmërinë e algjerianes për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Khelif u shpall fitues i ndeshjes pasi Carini e braktisi meçin e tyre pas vetëm 46 sekondash, pasi italiania u godit dy herë nga algjeriania në raundin e parë të peshave të lehta për femra në Paris.

Algjeriania goditi fortë me dorë të djathtë dhe më pas ishte gati për të goditur një sërë grushtash ndaj italianes, me Carinin që ngriti dorën dhe kontrolloi mbulesën e kokës nga këndi i saj.

Pasi foli shkurt me trajnerët e saj, ajo u kthye për të luftuar dhe u kap menjëherë nga dora e djathtë nga Khelif, duke bërë që Carini pastaj të ngrit përsëri dorezën për t’u tërhequr nga lufta.

Italiania më vonë ra në gjunjë e përlotur pasi gjyqtari ngriti dorën e Khelif në shpalljen zyrtare të rezultatit.

Algjeriania shkoi për të përqafuar dy herë italianen, por u refuzua, me Carinin që nuk pranoi t’i jepte dorën kundërshtares së saj.

Ndryshe, pjesëmarrja e Khelif në Lojëra Olimpike ka rezultuar e diskutueshme, me algjerianen e skualifikuar nga Kampionatin Botëror vitin e kaluar për dështimin e testeve të përshtatshmërisë gjinore.

Reuters raporton se Khelif u skualifikua disa orë përpara ndeshjes së saj për medaljen e artë në Kampionatin Botëror të femrave në Nju Delhi vitin e kaluar pasi ajo nuk arriti të përmbushte kriteret e pranimit të Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit (IBA).

Në atë kohë, presidenti i IBA, Umar Kremlev, i tha agjencisë ruse të lajmeve TASS se boksierja kishte “kromozome XY”.

Kampionati Botëror u organizua nga IBA, e cila nuk është më një federatë e njohur nga IOC.

Gara e boksit në Lojërat Olimpike 2024 po organizohet nga një organ tjetër ad-hoc, Njësia e Boksit në Paris (PBU), e cila miratoi kërkesën që Khelif të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

Edhe kampionia e dyfishtë botërore, Lin Yu-ting, e cila nuk arriti të përmbushte kriteret e pranueshmërisë, u lejua gjithashtu të garoj nga PBU në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

You Might Also Like

Arigon Avdimetaj pritet të shkund ringun në përballje me serbin Miomcilo Jajic

Liverpooli është gati të përfundojë një marrëveshje të jashtëzakonshme shkëmbimi me Real Madridin

Superkompjuteri përditëson shanset e fituesve të Ligës së Kampionëve – ndryshojnë përqindjet pas çerekfinaleve të para

Ditët më të errëta të Carvajal: pak minuta të luajtura, tension me Arbeloan dhe incident me një lojtar të ri

Pau Cubarsi kërkon falje publike pas kartonit të kuq kundër Atleticos

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lirohet nga paraburgimi Blerim Ramadani, ish-ushtari i UÇK-së
Next Article UNË BESOJ

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?