By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Brooke Shields flet për skenat intime në moshën 11 vjeçare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Brooke Shields flet për skenat intime në moshën 11 vjeçare
Showbizz

Brooke Shields flet për skenat intime në moshën 11 vjeçare

admin
Last updated: 19/05/2026 15:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Aktorja amerikane, Brooke Shields, ka folur hapur për presionet dhe pritshmëritë me të cilat u përball që në fëmijëri, duke thënë se rritja ‘para kamerave’ ndikoi thellë në jetën e saj personale dhe profesionale.

Shields u shfaq për herë të parë në kamera që foshnje, ndërsa si fëmijë mori role që tërhoqën vëmendje të madhe.

Ajo veçon filmin “Pretty Baby” (1978), ku luajti në moshën 11-vjeçare – rol që më pas u bë shumë kontrovers dhe, sipas saj, kontribuoi që për vite të tëra të etiketohej si ‘seks-simbol’, imazh nga i cili e kishte të vështirë të shkëputej.

 Brooke Shields

Sot 60 vjeçe dhe e njohur edhe për “The Blue Lagoon”, Shields thotë se projektet e hershme i përcaktuan rrugën në industrinë e argëtimit dhe krijuan pritshmëri që nuk përputheshin gjithmonë me atë që ajo dëshironte të bënte.

Si pikë kthese në karrierë, përmendi paraqitjen në serialin “Friends” (1996), ku interpretoi një personazh komik një fanse të fiksuar dhe thotë se aty kuptoi se ndihej më mirë në komedi se sa në role ku trajtohej si objekt.

“Po të kisha mundur, do t’i isha kthyer komedisë shumë më herët”, u shpreh ajo.

Në dokumentarin “Pretty Baby: Brooke Shields”, aktorja rikujton me emocion vendime të fëmijërisë, përfshirë role me skena intime; duke folur si nënë, për atë që do të pranonte për fëmijën e saj, ajo tha shkurt: “Jo”.

Pranoi gjithashtu se e ka pasur të vështirë t’ua shpjegojë disa vendime vajzave të saj dhe se ende i rishikon disa gjëra, megjithëse pa përgjigje të thjeshta.

You Might Also Like

Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila luksoze në ishull, nuk mund të shkohet me makinë tek ata

Dua Lipa rikthen trendin ‘pa pantallona’ – shfaqet në Paris me bluzë transparente

Në pushime së bashku me Nora Istrefin? Flet Robert Berisha

Nën akuzat për abuzim, vajza e Halle Berry del publikisht në mbrojtje të saj

Ish-burri i Sofia Vergarës zbulon se çfarë përjetoi gjatë martesës së tyre: “Ishte e vështirë”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Filkovit i është “ndaluar” të shpallë datën e provimit të jurisprudencës pa u zgjidhur kërkesa e studentëve shqiptarë ?!
Next Article Barcelona interesohet për transferimin e Karim Benzemas së ri
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?