By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Filkovit i është “ndaluar” të shpallë datën e provimit të jurisprudencës pa u zgjidhur kërkesa e studentëve shqiptarë ?!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Filkovit i është “ndaluar” të shpallë datën e provimit të jurisprudencës pa u zgjidhur kërkesa e studentëve shqiptarë ?!
MaqedoniTOP LAJM

Filkovit i është “ndaluar” të shpallë datën e provimit të jurisprudencës pa u zgjidhur kërkesa e studentëve shqiptarë ?!

admin
Last updated: 19/05/2026 15:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 Maj, Zhurnal.mk – Ministrit të Drejtësisë nga ZNAM Igor Filkov ‘dikush” nga qeveria ia ka “ndaluar” që të shpallë datën e provimit të jurisprudencës pa u plotësuar edhe kërkesa e studentëve shqiptarë që i njëjti t’iu mundësohet në gjuhën shqipe, sipas burimeve qeveritare në një bisedë për Zhurnal.mk.

Ministria e Drejtësisë më herët pat njoftuar se sesioni i provimit të muajit Shkurt është shtyrë për në Prill, por Prilli kaloi, jemi në Maj dhe ende nuk ka asnjë njoftim të dytë për datën.

U bënë gati dy muaj e kabineti i Filkovit, nuk ka asnjë datë të njoftuar dhe as nuk po përgjigjet në pyetjet e Zhurnal.mk se kur mund ketë një zgjidhje për të plotësuar kërkesën së tyre. Filkov nuk është përgjigjur as në pyetjen nëse ai ka patur ndonjë komunikim me studentët shqiptarë për të adresuar kërkesat e tyre.

Refuzimi që Filkov ndaj kërkesës së studentëve shqiptarë, e i cili përkrahej edhe nga Kryeministri Hristijan Mickoski, tashmë mori përmasa të një përplasjeje të re në marrëdhëniet ndër-etnike në vend. përcjell  Zhurnal.mk.

Protesta e djeshme është ilustrimi më i mirë se tensionet po ngriten.

Por takimi i djeshëm i përfaqësuesëve të VLEN me Mickoskin duket se ndërkohë ka kthesa në rrjedhën e situatës, me shpresë të plotësimit të kërkesave jo vetëm të studentëve të juridikut por krej të tjerëve.

E ndërkohë ministria e filkovit ende nuk ka shpallur datë provimi as për studentët maqedonas, sepse, sipas burimeve të Zhurnal.mk atij i është “ndaluar” që ta bëjë këta pa u zgjidhur e plotësuar kërkesa e studentëve shqiptarë.

Burimet nuk deshtën që të japin më shumë detaje se kush saktësisht po ia ndalon Filkovit të shpallë datën e provimit të jurisprudencës në gjuhën maqedonase, ndërkohë që ai vazhdon të thotë, siç e tha edhe dje para protestës, se nuk do të ketë përdorim gjuhe shqipe në provimin e jurisprudencës.

Të njëjtat burime thonë se mos-shpallja e datës së paralajmëruar nga vet ministria për Prill, ndërlidhet edhe me rikonstruimet e pritura në qershor në qeveri me ministritë, emërimet e reja, apo edhe ndërrim të ministrive.

Burimet refuzuan të sqarojnë të japin më shumë detaje për hir të ‘ndjeshmërisë” së çështjes në kampin e pjesëtarëve maqedonas të qeverisë. / Zhurnal.mk.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Drejtonte automjetin me 203 km/h, ndalohet shtetasi i Kosovës në Maqedoninë e Veriut
Next Article Brooke Shields flet për skenat intime në moshën 11 vjeçare
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?