By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Buleshkaj thirrje individëve dhe komunitetit të bashkëngjiten në parandalimin e konfliktit të interesit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Buleshkaj thirrje individëve dhe komunitetit të bashkëngjiten në parandalimin e konfliktit të interesit
Maqedoni

Buleshkaj thirrje individëve dhe komunitetit të bashkëngjiten në parandalimin e konfliktit të interesit

admin
Last updated: 12/12/2024 12:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka organizuar aktivitetin me temën “Roli i sinjalizimit në sektorin publik dhe privat – perspektiva praktike e zbatimit të ligjit”, në kuadër të Javës së Integritetit në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i APK-së, Ylli Buleshkaj ka thënë se roli i sinjalizimit dhe parandalimi e konfliktit të interesit, përfaqëson një gur themeli në luftën kundër korrupsionit dhe në ndërtimin e një kulture të përgjegjësisë.

“Sinjalizimi është më shumë sesa një mjet ligjor; është një akt guximi dhe përgjegjësie qytetare që e vë në fokus interesin publik mbi atë personal”, tha ai.

Ai ka folur për përvojën  e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në Sinjalizim. Sipas tij agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka qenë dhe vazhdon të jetë në ballë të zbatimit të mekanizmave të sinjalizimit në Kosovë.

“Gjatë viteve të fundit, ne kemi shtuar burimet tona për të adresuar me efikasitet raportimet dhe për të mbrojtur sinjalizuesit.  Kemi fuqizuar kapacitetet tona njerëzore dhe teknologjike për të trajtuar rastet me profesionalizëm dhe konfidencialitet maksimal.  Kemi dhënë prioritet të veçantë edukimit dhe trajnimit të zyrtarëve përgjegjës për sinjalizim në institucionet publike. Kemi bashkëpunuar me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë për të ndërtuar një mekanizëm funksional dhe të besueshëm për sinjalizuesit. Rezultatet e këtyre përpjekjeve janë evidente. Gjatë vitit të kaluar, kemi parë një rritje të ndjeshme në numrin e rasteve të raportuara dhe kemi trajtuar me sukses një sërë çështjesh të ndërlikuara që kanë ndihmuar në parandalimin e abuzimeve dhe në mbrojtjen e interesit publik”, tha Buleshkaj.

Si shembull konkretë, ai ka përmendur një rast të fundit, një sinjalizues nga një institucion publik raportoi një konflikt të interesit në procesin e prokurimit.

“Falë këtij raportimi, ne arritëm të parandalojmë një dëm të mundshëm financiar për buxhetin e shtetit dhe të rikthim besimin e qytetarëve në procesin institucional. Ky është vetëm një prej shembujve që dëshmon rëndësinë e këtij mekanizmi”, tha Buleshkaj.

Sinjalizimi, sipas tij nuk është vetëm përgjegjësi e institucioneve, por edhe e individëve dhe komunitetit në tërësi.

“Çdo qytetar ka një rol të rëndësishëm në identifikimin dhe raportimin e parregullsive. Suksesi ynë kolektiv varet nga bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike, sektorit privat dhe shoqërisë civile. Sot, ju ftoj të gjithëve që të angazhoheni në diskutime produktive dhe të ndani përvojat dhe idetë tuaja. Le të përpiqemi së bashku për të përmirësuar më tej mekanizmat e sinjalizimit dhe për të mbrojtur ata që guxojnë të flasin”, tha Buleshkaj.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Zgjidhet blerja e orizit
Next Article KQZ do të bashkëpunojë me katër institucione për të verifikuar kandidatët për deputetë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?