By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KQZ do të bashkëpunojë me katër institucione për të verifikuar kandidatët për deputetë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > KQZ do të bashkëpunojë me katër institucione për të verifikuar kandidatët për deputetë
Maqedoni

KQZ do të bashkëpunojë me katër institucione për të verifikuar kandidatët për deputetë

admin
Last updated: 12/12/2024 12:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Zëdhënësi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se do të kërkojnë nga institucionet kompetente që të bëjnë verifikimet e nevojshme sa u përket kandidatëve për deputetë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se kanë kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që t’ua dërgojnë emrat që janë të dënuar në 3 vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë me një ose më shumë vjet burgim efektiv.

“Me qëllim të zbatimit të 30 të Ligjit Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kërkojë nga institucionet kompetente të bëjnë verifikimet e nevojshme për përshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje”.

“Në këtë nen, parashihet se nuk mund të certifikohet si kandidat një person i cili është dënuar në tri (3) vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv, andaj me qëllim të verifikimit kemi kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të na dërgojë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë dënuar në 3 vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv”, ka thënë Elezi të hënën në një konferencë për media.

Ai ka bërë të ditur se KQZ-ja ka një kërkesë edhe nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Gjithashtu, ky nen specifikon që kandidat nuk mund të certifikohet një person i cili është zyrtar i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; me anë të vendimit të gjykatës, përfshirë edhe vendimin e PZAP-it, i është hequr e drejta për të qenë kandidat; ka dështuar të paguajë gjobën e vënë nga PZAP-i, apo KQZ-ja; ose ka dështuar t’i përmbahet ndonjë urdhri të PZAP-it. Prandaj, kemi kërkuar nga PZAP-i të bëjë verifikimet në raport me këto kufizime ligjore.”

Elezi ka shtuar se KQZ do të bashkëpunojë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme që të verifikojnë që kandidatët për deputetë nuk janë funksionarë me status të veçantë në bazë të Ligjit për Zyrtarë Publikë apo anëtarë të shërbimit të jashtëm dhe përfaqësuese diplomatikë.

“Neni 30 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme parasheh se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është funksionar me status të veçantë në bazë të Ligjit në fuqi për Zyrtarët Publikë apo anëtar i shërbimit të jashtëm dhe përfaqësues diplomati. Për të bërë verifikimet e nevojshme edhe për këto kufizime ligjore, ne do të bashkëpunojmë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëe të Jashtme dhe e Diasporës.”

Ndërsa vetë KQZ do të verifikojë që kandidatët nuk janë kryesues apo anëtarë të KQZ-së Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Buleshkaj thirrje individëve dhe komunitetit të bashkëngjiten në parandalimin e konfliktit të interesit
Next Article Çarja e madhe e Guxo në prag të zgjedhjeve, Gërvalla del me sqarim, tregon se në listë kanë vetëm 15 kandidatë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?