By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Analizë / Çmimet e banesave ngarkesë shtesë për çiftet e reja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Analizë / Çmimet e banesave ngarkesë shtesë për çiftet e reja
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Analizë / Çmimet e banesave ngarkesë shtesë për çiftet e reja

admin
Last updated: 09/04/2026 13:52
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 prill, Zhurnal.mk – Rritja marramendëse e çmimeve të banesave po pamundëson të ardhmen e të rinjve në vend. Në një shoqëri si kjo në Maqedoninë e Veriut ku krijimi i familjes shihet si themeli i stabilitetit social, rritja e çmimeve të banesave po shndërrohet në pengesë për të rinjtë. 

Statistikat e tremujorit të parë të vitit 2026 në Maqedoninë e Veriut janë alarmante një rritje prej 16,7% në nivel vjetor të çmimeve të banesave në Shkup, duke e bërë të pamundur për shumë të rinj të hedhin hapin e parë drejt pavarësisë sigurimin e një kulmi mbi kokë. 

Premtimi “zero kamatë për çiftet e reja” mbeti vetëm premtim fushate, shkruan Zhurnal.mk

Çmimet

Në tremujorin e parë të këtij viti banesat në Shkup u shtrenjtuan për 16,7 përqind në nivel vjetor, ndërsa për 2,1 për qind në nivel tremujor, tregon indeksi i çmimeve të patundshmërive, të cilin e publikon Banka Popullore në bazë të të dhënave që kanë të bëjnë me banesat e publikuara për shitje në territorin e kryeqytetit, raporton MIA.

Vitin e kaluar në tremujorin e parë banesat shënuan shtrenjtim vjetor për 19,5 për qind, në tremujorin e dytë për 19,9 për qind, në të tretin prej 25,1 për qind, ndërsa në të katërtin prej 25 për qind.

Agjencia për Kadastër të Patundshmërive në raportin e regjistrit të çmimeve dhe qirave në tregun e patundshmërive për vitin 2025 theksoi se për këtë vit parashikohet rritje mesatare në treg me interes të rritur për investime dhe rritje të vazhduar të qirave.

Në vitin 2025, banesat mbetën segmenti më dominues i tregut, duke përbërë 33 për qind të shitjeve totale dhe 48 për qind të vlerës totale të tregut. Edhe pse numri i banesave të shitura u ul me 3,9 për qind, vlera e tyre u rrit me 10,8 për qind.

Komunat më aktive janë Qendra, Aerodromi dhe Karposhi, të cilat kanë edhe çmimet mesatare më të larta të banesave, me 1,692 euro/m²; 1,558 euro/m² dhe 1,419 euro/m².

Premtimi për çiftet e reja për zero kamatë 

Nëse perspektiva e një të riu fillon me sigurinë e një banese, atëherë sot perspektiva po shkatërrohet para se të nisë. Pa një kulm mbi kokë, nuk ka stabilitet, nuk ka familje, nuk ka të ardhme. Rritja e çmimeve të banesave nuk është vetëm një problem ekonomik, por një kërcënim për strukturën sociale dhe demografike të vendit.

Në këtë kontekst, shteti dhe institucionet duhet të shohin përtej statistikave dhe të kuptojnë dramën njerëzore që fshihet pas tyre. Politikat e strehimit, subvencionet për të rinjtë, kontrolli i tregut dhe nxitja e projekteve të banesave të përballueshme nuk janë më luks janë domosdoshmëri. Sepse një shoqëri që nuk i jep të rinjve mundësinë për të pasur një shtëpi, është një shoqëri që po i humb ata.

“Kredi me zero interes për banim për çiftet e reja(me moshë mesatare nën 35 vjet). Një nga arsyet e mërgimit është pamundësia për të dalë në një banesë të re dhe kjo është lehtësisht e zgjidhshme përmes Bankës Shqiptare të Maqedonisë së Veriut, por deri kur kjo Bankë do të krijohet nga qeveria do të subvencionohet kamata në bankat komerciale. Kjo politikë do të ndihmojë edhe zhvillimin e sektorit të ndërtimit sektor që punëson shumë të rinj” thuhet në programin e VLEN.

Pra, tashmë jemi në vitin e dytë të qeverisjes dhe pos që nuk flitet më aspak për këtë premtim çmimi i banesave veçse rritet çdo tre muaj e më shumë. Kështu që,gjatë kësaj periudhe të rinjve jo vetëm që po u pakësohet barra e fillimit të jetës si të pavarur por po u vështirësohet me çmime që vërtetë janë të papërballueshme për një çift të ri. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bie numri i lejeve për ndërtim, rritet vlera e objekteve
Next Article Hristijan Mickoski: Nuk do të ketë kufizime për karburantet, furnizimi është stabil
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?