By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve
Shqipëri

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

admin
Last updated: 01/10/2026 10:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 01 tetor, argument.mk/ – Departamenti i Shtetit përgëzon Republikën e Shqipërisë për bashkimin me marrëveshjet ”Artemis”.

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe përdorimin paqësor të hapësirës.

Ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, nënshkroi marrëveshjet në emër të Republikës së Shqipërisë më 21 shtator 2026.

Zëvendësadministratori i NASA-s, Matt Anderson, dhe Zëvendësndihmëssekretari i Departamentit të Shtetit, Connor Tomlinson, ishin të pranishëm dhe përshëndetën nënshkrimin gjatë një ceremonie në selinë qendrore të NASA-s “Mary W. Jackson” në Uashington, D.C.

Shqipëria renditet ndër aleatët më të palëkundur të Shteteve të Bashkuara.

Ajo vijon të harmonizojë ngushtë qëndrimet me Shtetet e Bashkuara si në prioritetet dypalëshe, ashtu edhe në ato globale.

Shtetet e Bashkuara dhe shtatë vende të tjera i themeluan marrëveshjet ”Artemis” në vitin 2020, gjatë mandatit të parë të presidentit Trump, për të shërbyer si një grup parimesh praktike që udhëzojnë eksplorimin e përgjegjshëm të hapësirës.

Shqipëria u bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe kombeve të tjera në konfirmimin e parimeve të marrëveshjeve për aktivitete të qëndrueshme civile në hapësirë.

Departamenti i Shtetit dhe NASA udhëheqin përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për promovimin dhe zbatimin e këtyre marrëveshjeve.

You Might Also Like

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme

“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut

Kedhi: Raporti i DASH konstaton probleme me korrupsionin, drejtësinë, prokurimet dhe median

Berisha takon Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë së KiE-së: Ndryshimet në procedurën penale t’i nënshtrohen ekspertizës së Komisionit të Venecias

Komisioni hetimor për zgjedhjet e 11 majit, Gjiknuri: Vendimi i Kushtetueses i detyrueshëm, Kuvendi të nisë procedurat

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hoxhaj lëshon mbledhjen e Komisionit për Arsim, kërkon ndryshimin e Ligjit për Specialen
Next Article Shoqata e Prokurorëve për ndryshimet në Kodin Penal: Rrezikojnë të fragmentojnë kompetencat hetimore
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme
Shqipëri
“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut
Shqipëri
Mustafa Sandal foli pas urdhër-arrestit për gruan e tij 19 vjet më të re: Unë nuk kam tregtuar fonde
Showbizz
Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?