By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deklarata e eurokomesares Kos, Malevski: Ndryshimet kushtetuese mbeten kusht
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deklarata e eurokomesares Kos, Malevski: Ndryshimet kushtetuese mbeten kusht
Maqedoni

Deklarata e eurokomesares Kos, Malevski: Ndryshimet kushtetuese mbeten kusht

admin
Last updated: 10/11/2024 21:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 nëntor – Deklarata e eurokomesares së re për Zgjerim, sllovenes Marta Kos, nuk dallon aspak nga qëndrimet e atij që nga i cili e trashëgoi postin, se Maqedonia e Veriut nuk mund të kalon në shteg tjetër përveç në rrugën e vetme që pengohet nga ndryshimet kushtetuese, thotë ish ministri, Denko Malevski. Sipas tij, përpjekja për ndryshimin e kornizës negociuese është thuaja e pamundur, ndërkaq fakti i zgjedhjes së presidentit të ri të SHBA-së Tramp nuk i le shumë hapsirë BE-së të merret me Maqedoninë e Veriut, ngase Unioni thotë Malevski, do të përqëndrohet në raporte te reja mes Amerikës dhe kontinentit evropian.

“Deklarata e eurokomesares së re për zgjerim është identike me deklaratat që i japin edhe funksionarët e tjerë të BE-së muajve të fundit për pushtetin tone, të cilat tani mundohet të realizojnë atë që ua kanë premtuar votuesve të tyre, e që është se do të nxjerrin ndonjë lloj ndryshimi në kornizën negociuese, që do të ishte vërtetim se ja kanë qenë në të drejtë se mundet edhe më mirë… Ky qëndrim mendoj se nuk do të ndryshojë. Në planin ndërkombëtar po ndodhë diçka shumë dramatike. Donald Trampi vjen n shtëpinë e bardhë i cili do t’i ridefinon raportet me Evropën dhe BE-në dhe mendoj se është shumë e vështirë të pritet që BE-ja të ketë kohë që t’i kushtohet çështjes së raporteve bullgaro-maqedonase dhe të mundohet të gjejë një konsensus të ri.”, u shpreh Denko Malevski, ish ministër i jashtëm.

Malevski fton politikanët vendor që të bëhen më vigjilent dhe ta kuptojnë skenë gjeostrategjike ndërkombëtare. T’i vihen angazhimit për përmbushjen e kushtit të dalë nga propozimi francez.

“Partitë duhet të jenë të vetëdijshëm për faktet… Të kuptojnë se kjo është rruga për përparim të shpejtë në BE dhe ta fillojnë procesin e ndryshimeve kushtetuese. A do të ndodhë kjo, sërish varet nga vullneti i tyre politik.”, tha Malevski.

Ndërkohë, politikanë vendor shprehen optimist për përafrimin e vendit me BE-në në periudhën që vjen por nuk qartësohen nëse deri në fund të vitit së paku do të fillojë procedura për ndryshimet kushtetuese, pengesë që e mban vendin në të njëjtin pozicion nga vera e vitit 2022, atëherë kur u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare mes vendit dhe BE-së, ndërkaq konferenca e dytë kushtëzohet me përfshirjen e bullgarëve në aktin më të lartë juridik të shtetit.

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga viti 2026, vendi duhet të zbatojë taksën e CO2
Next Article E Majta: Propozim buxheti i Qeverisë është i kurdisur politikisht, i destinuar për zgjedhjet lokale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?