By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Del në ankand për një shumë stratosferike kontrata e parë e Messit te Barcelona
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Del në ankand për një shumë stratosferike kontrata e parë e Messit te Barcelona
Sport

Del në ankand për një shumë stratosferike kontrata e parë e Messit te Barcelona

admin
Last updated: 07/03/2024 08:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Peceta që Lionel Messi përdori për të nënshkruar kontratën e tij të parë me Barcelonën do të shitet në një ankand online me çmimin fillestar që thuhet se është vendosur në 380,000 dollarë.

Copa historike është aktualisht e ekspozuar në Shtëpinë e Ankandeve Bonhams në Nju Jork dhe është vendosur të dalë në ankand midis 18 dhe 27 marsit.

Lionel Messi u transferua te Barcelona në vitin 2000, për t’u futur në akademinë e tyre. Agjentin argjentinas Horacio Gaggioli e solli superyllin e ri në vëmendjen e drejtorit sportiv të Barçës, Carles Rexach, por negociatat ishin të ngadalta për shkak të shqetësimeve të klubit për gjatësinë e tij, moshën e re dhe faktin se ai nuk ishte evropian.

Duke kujtuar rrethanat e pabesueshme gjatë një takimi të drekës me drejtuesit e klubit, babai i argjentinasit, Jorge Messi: “Rexach, duke kuptuar se gjërat kishin arritur në një moment vendimtar, nxori një pecetë dhe e vendosi mbi tavolinë … dhe filloi të shkruante”.

Jorge dhe Gaggioli u siguruan nga avokatët e tyre se peceta do të ishte një dokument ligjërisht i vlefshëm dhe kështu filloi një partneritet që do të ndryshonte rrjedhën e historisë së futbollit.


Marrëveshja për pecetën, e shkruar me stilolaps blu: “Në Barcelonë, më 14 dhjetor 2000 dhe prezencën e zotërinjve (Josep) Minguella dhe Horacio (Gaggioli), Carles Rexach, drejtori sportiv i FC Barcelona , pranon, nën përgjegjësinë e tij dhe pavarësisht nga çdo opinion kundërshtues, të nënshkruajë lojtarin Lionel Messi, me kusht që të mbajmë shumat e dakorduara”.

Sulmuesi argjentinas bëri debutimin e tij me ekipin e parë në vitin 2004 dhe shijoi një karrierë të shkëlqyer 17-vjeçare në Camp Nou të ngarkuar me gola, asistime dhe fitime. Ai grumbulloi 672 gola dhe 303 asistime në 778 paraqitje për Blaugranasit. Messi i ndihmoi ata të fitonin katër Liga të Kampionëve, 10 tituj të La Ligës dhe shtatë Copas del Rey, ndër disa suksese të tjera. 

You Might Also Like

Chelsea i rinovon kontratën një talenti dhe e huazon te Celtic

Arsenali vendosi të mos transferojë Malick Fofanan për shkak të qëndrimit ndaj Mikel Artetas

Kush do të jetë pasardhësi i Messit me fanellën “10” nëse Scaloni rinovon?

Nga Pogba te Benzema, Alaba dhe Brozovic, shumë yje aktualisht janë pa kontratë dhe mund të transferohen falas

PSG me 24 lojtarë në ekipin e parë pas mbylljes së afatit kalimtar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Konferencë rajonale për gjininë dhe sigurinë në Shkup
Next Article Juventusi vazhdon ta paguajë Paul Pogban, por paga e tij është skandaloze për dallim me yjet e tjerë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?