By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Gjykatën penale përfundoi gjykimi i Palevskit, sipas tij motivi i vrasjes është i palogjikshëm dhe i pavërtetuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Gjykatën penale përfundoi gjykimi i Palevskit, sipas tij motivi i vrasjes është i palogjikshëm dhe i pavërtetuar
Maqedoni

Në Gjykatën penale përfundoi gjykimi i Palevskit, sipas tij motivi i vrasjes është i palogjikshëm dhe i pavërtetuar

admin
Last updated: 28/04/2025 16:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 prill – Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot ka përfunduar dëshmia e të akuzuarit Lupço Palevski për rastin e vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Ai konsideron se motivi për vrasje është i palogjikshëm dhe i pavërtetuar.

Gjatë marrjes në pyetje, Palevski i cili më parë mohoi çdo lidhje me kallëzimet penale për dhunë, shprehu përsëri bindjen se i gjithë procesi është një persekutim politik kundër tij. Ai kontestoi vlefshmërinë e disa prej provave të prokurorisë dhe paraqiti versionin e tij të ngjarjeve të 22 nëntorit të vitit 2023, ditën kur ndodhën veprat e mundshme penale.

Prokurorja e pyeti Palevskin rreth një dëshmitari që ai pretendon se e ka takuar atë ditë, një person që dyshohet se kishte frikë nga qeni i tij, por Palevski nuk ka mundur ta emërojë atë person. Ai pretendon se dëshmitari është sulmuar fizikisht nga hetuesit, megjithëse nuk ka mundur të japë detaje konkrete rreth tij.

“Nuk më kujtohet emri dhe mbiemri i personit, por ai person ekziston dhe ka pasoja të rënda”, ka thënë Palevski, duke shtuar se mbrojtja e tij planifikon hapa ligjor në këtë drejtim.

Lidhur me komunikimin e tij ditën e ngjarjes, Palevski mohoi se ka qenë aktiv në telefon deri në orën 13:14. Sipas shpjegimit të tij, ai ka shfrytëzuar internet nëpërmjet Telegramit dhe ka shmangur linjat telefonike publike që të mos përgjohet në mënyrë joligjore.

“Nuk u përgjigjem thirrjeve në një linjë të zakonshme, sepse nuk dua të përgjohem ilegalisht, përdor ekskluzivisht Telegramin”, tha i akuzuari.

Sipas tij, analiza telefonike nuk shpjegon kohët e thirrjeve dhe komunikimit në internet, gjë që i bën provat e prokurorisë të paplota.

Lidhur me motivin e vrasjes, Palevski i mohoi të gjitha akuzat, duke theksuar se nuk ka prova që mbështesin pretendimet e prokurorisë.

Të akuzuarit e tjerë dhe mbrojtja e tyre nuk kanë pasur pyetje për Palevskin. Ndërkohë, Gjykata e pyeti atë në lidhje me skanimet me rezonancë magnetike, ku Palevski iu përgjigj se ato skanime nuk kanë qenë në listën e sendeve të konfiskuara, megjithëse, siç tha i kishte me vete kur udhëtoi për në Beograd.

Gjykimi vazhdon me vendime procedurale ku duhet të përcaktohen datat për seancat e ardhshme ku priten plotësime në procedurën e provave.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Delegacioni parlamentar në takim të Plenumit Parlamentar të Komunitetit Energjetikë në Bruksel
Next Article Fillkov: Ka kohë në dy javët në vijim të sillen ndryshimet në Kodin zgjedhor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?