By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Demo: Mbi 50% e bashkive kanë miratuar zonat prioritare, procesi drejt fazës së dytë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Demo: Mbi 50% e bashkive kanë miratuar zonat prioritare, procesi drejt fazës së dytë
Shqipëri

Demo: Mbi 50% e bashkive kanë miratuar zonat prioritare, procesi drejt fazës së dytë

admin
Last updated: 03/04/2026 15:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill, argument.mk/ – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se mbi 50% e bashkive në vend kanë miratuar tashmë zonat prioritare, ndërsa pjesa tjetër është në proces për ta përmbyllur këtë fazë sa më shpejt.

Gjatë një takimi me kryetarët e bashkive, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Demo theksoi se procesi po ecën sipas planit dhe në përputhje me objektivat e vendosura nga qeveria.

“Mbi 50% e bashkive tashmë kanë miratuar zonat prioritare dhe bashkitë e tjera janë në proces për ta përmbyllur këtë fazë sa më parë”, u shpreh ai.

Ministri bëri të ditur se aktualisht bashkitë ndodhen në fazën 45-ditore të shqyrtimit të aplikimeve, duke shtuar se progresi është i dukshëm.

“Bashkitë janë në fazën 45 ditore të shqyrtimit të aplikimeve dhe procesi po përparon për përmbushjen e objektivave që ka vendosur qeveria për këtë nismë”, tha Demo.

Sipas tij, deri tani janë identifikuar 272 zona prioritare në 32 bashki, ndërsa numri i aplikimeve ka kaluar mbi 500 dhe pritet të rritet më tej me miratimin e zonave të tjera në bashkitë e tjera.

Demo nënvizoi gjithashtu se synohet kalimi në fazën e dytë të procesit, e cila lidhet me miratimin e zonave të reja prioritare, bazuar në kërkesat e bashkive që kanë përfunduar tashmë fazën e parë.

“Synojmë të kalojmë në fazën e dytë të procesit, që është miratimi i zonave të reja prioritare, mbi bazën e kërkesave të bashkive që e kanë përmbyllur tashmë fazën e parë”, përfundoi ai.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qeveria ul me 20% akcizën për karburantet
Next Article PD kërkon përjashtimin nga Kuvendi për 60 ditë të Taulant Ballës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?