By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dëmtohet kablloja e teleferikut Tetovë – Kodra e Diellit rrezik potencial për rrugën dhe lagjen e vilave në qendrën e skijimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dëmtohet kablloja e teleferikut Tetovë – Kodra e Diellit rrezik potencial për rrugën dhe lagjen e vilave në qendrën e skijimit
Maqedoni

Dëmtohet kablloja e teleferikut Tetovë – Kodra e Diellit rrezik potencial për rrugën dhe lagjen e vilave në qendrën e skijimit

admin
Last updated: 07/06/2024 12:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 7 qershor – Kabllo çeliku e plasaritur nga teleferiku nga Tetova deri në Kodër të Diellit mund të jetë rrezik për njerëzit, ndërsa gati një vit më pas, problemi nuk është tejkaluar. Vitin e kaluar në gusht MIA informoi se ekziston rrezik që kabllo e dëmtuar të griset dhe të shkaktojë probleme nëse bie në rrugë. Situata është e njëjtë edhe tani, kabllot janë mbivarur dhe duken kur kalohet me automjet nën to.

“Ka mbetur edhe pak kohë deri në ditën e gjykimit kur kablloja do ta ‘kapë’ një kamion që lëviz përgjatë rrugës Tetovë-Kodra e Diellit ose nuk do të mund të kalojë. Kablloja është e rrezikshme, mendoj se e dinë, thjesht e injorojnë. Nëse nuk e lëvizin, të paktën ta lyejnë kuq e bardhë, që njerëzit të dinë se çfarë ka sipër rrugës dhe të kenë kujdes kur kalojnë nën kabllo”, thotë Nadir Murseli, alpinist me përvojë të madhe në operacionet e shpëtimit malor, i cili e ka ndjekur që nga viti i kaluar gjendjen e kabllove.

Havzi Rizvani, kryetar i bashkësisë lokale të pronarëve me vila në Kodër të Diellit, thotë se teleferiku kalon mbi lagje, prandaj është me rëndësi të gjendet zgjidhje.

Në gusht të vitit 2023 administrata e atëhershme e ELEM Turs e cila udhëheq me qendrën e skijimit Kodra e Diellit, informoi se teleferiku është në kompetencë të tyre dhe janë në rrjedhë me situatën. Ishte thënë se një person teknik përgjegjës e mirëmban kabllon kohë pas kohe që të mos prishet, paralajmëruan ndërmarrjen e më shumë hapave, më saktë presin udhëzime nga Fakulteti i Makinerisë ku po bëhen hetime edhe për teleferikët e tjerë.

Teleferiku Tetovë – Kodër e Diellit është me gjatësi prej rreth 6,5 kilometra. Vozitja në të a.q. gondola ajrore për katër persona zgjati 40 minuta, me kapacitet prej 400 persona në orë. 

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Raportime për gjarpërinj në oborret e spitalit dhe fakultetit, QMK bën thirrje për kujdes
Next Article Propozim ligji për riorganizimin e administratës shtetërore tërhiqet shkurt, nga VMRO-DPMNE thonë për shkak të një gabimi teknik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?