By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Propozim ligji për riorganizimin e administratës shtetërore tërhiqet shkurt, nga VMRO-DPMNE thonë për shkak të një gabimi teknik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Propozim ligji për riorganizimin e administratës shtetërore tërhiqet shkurt, nga VMRO-DPMNE thonë për shkak të një gabimi teknik
Maqedoni

Propozim ligji për riorganizimin e administratës shtetërore tërhiqet shkurt, nga VMRO-DPMNE thonë për shkak të një gabimi teknik

admin
Last updated: 07/06/2024 12:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 qershor – Propozim – ligji për riorganizimin e organeve të administratës shtetërore për shkurt ishte tërhequr nga rendi i ditës nga mbledhja e sotme e kuvendit. Nga VMRO-DPMNE, pas publikimit në një pjesë të mediave se ligji është tërhequr, e mohuan lajmin duke sqaruar se ligji shkurt ishte tërhequr për shkak të përmirësimit të një gabimi teknik, pas çka përsëri është vendosur në rend dite në seancën e kuvendit.

“Lajmi i publikuar në disa media elektronike me titull: ‘Mickoski e tërhoqi ligjin për riorganizimin e Qeverisë’ është i pasaktë dhe të njëjtin në tërësi e mohojmë. Ligji është tërhequr për përmirësimin e një gabimi teknik, pas korrigjimit të të njëjtit ligji menjëherë ishte parashtruar dhe të njëjtën ditë do të gjendet në mbledhje të Kuvendit”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Në rend dite të kësaj seance duhet të verifikohet mandati i deputetëve në Kuvend dhe të kalojë Propozim vendimi për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“E majta” reagoi për shkeljen e procedurës lidhur me Propozim-ligjin për riorganizimin e organeve të administratës shtetërore.

“Në procedurë vërehet se kryetari dhe mandatari për përbërjen e qeverisë së re, i cili në këtë cilësi del si propozues i këtyre ndryshimeve, nuk kanë respektuar Rregulloren dhe në kundërshtim me praktikën për punë të mirë të Kuvendit, mbrëmë në ora 11:00 kanë dorëzuar ndryshime për tekstin e ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore”, deklaroi në një konferencë për media deputeti nga E majta, Amar Mecinoviq.

Sipas tij, krahas shkeljes së Rregullores kjo tregon edhe joseriozitet në kuptim të një materie të tillë të vëllimshme, por, thotë, është në korelacion të drejtpërdrejtë me atë që e kanë thënë si qëndrim kur fillimisht teksti u është dorëzuar deputetëve.

“Dhe kjo është se mbështetja jonë për këtë riorganizim do të lidhet me faktin se sot po kërkojmë që VMRO-DPMNE dhe shumica ta marrin atë, të marrin mbështetjen tonë dhe gjashtë votat tona urgjentisht dhe menjëherë të miratojnë ndryshime që do të sjellin një zonë zgjedhore”, tha Mecinoviq.

Ndryshimet e ligjit ishin parashtruar në Kuvend pardje. Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski pas parashtrimit të ndryshimeve ligjore ju bëri thirrje të gjithë deputetëve që t’i mbështesin. Me këto ndryshime, sipas Mickoskit, do të kemi efikasitet, modernizim të qeverisë dhe ta përmirësojmë jetën e qytetarëve.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dëmtohet kablloja e teleferikut Tetovë – Kodra e Diellit rrezik potencial për rrugën dhe lagjen e vilave në qendrën e skijimit
Next Article Vlerësohet jeta dhe vepra e akademik Rexhep Ferrit, Kurti: Vepra e tij do t’i përcjellë brezat e rinj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?