By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deputetët Beti Stamenkoska-Trajkoska dhe Musa Xhaferi në Sesionin Frankofon në Prishtinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deputetët Beti Stamenkoska-Trajkoska dhe Musa Xhaferi në Sesionin Frankofon në Prishtinë
Maqedoni

Deputetët Beti Stamenkoska-Trajkoska dhe Musa Xhaferi në Sesionin Frankofon në Prishtinë

admin
Last updated: 14/11/2024 12:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 nëntor  – Anëtarët e Sesionit Frankofon të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Beti Stamenkoska-Trajkoska dhe Musa Xhaferi, morën pjesë në Sesionin e 36-të të Asamblesë Rajonale për Evropë të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, në Prishtinë, Kosovë, nga 11 deri më 13 nëntor 2024.

Tema kryesore e Sesionit ishte “Lufta hibride, një kërcënim për sigurinë dhe demokracinë”, e cila u diskutua në tre panele të veçanta. Profesorë dhe ekspertë të shquar iu referuan luftës hibride dhe rreziqeve të saj për sigurinë dhe demokracinë, ndikimin e luftës në Ukrainë në politikën e mbrojtjes dhe të jashtme për mbrojtjen e vlerave demokratike, si dhe perspektivat e Evropës për daljen nga kriza.

Deputetët e pranishëm iu bashkëngjitën diskutimit me pyetjet dhe mendimet e tyre, me qëllim për të kuptuar luftën hibride dhe rreziqet e saj për vlerat themelore të vendeve demokratike, që janë liria dhe demokracia.

Pika kryesore e takimit ishte se lufta hibride në përgjithësi, dhe lufta në Ukrainë në veçanti, paraqesin një rrezik të madh për vlerat demokratike dhe për këtë arsye vendet demokratike duhet t’i përmirësojnë dhe forcojnë politikat e tyre të mbrojtjes dhe të jashtme në mënyrë që të përshtaten me sfidat aktuale.

Në sesion u miratua edhe Rregullativa e Brendshme e Asamblesë Rajonale Evropiane të Frankofonisë dhe u vendos që sesioni i radhës të mbahet vitin e ardhshëm në Andorra. Gjatë evenimentit u organizua një program i veçantë kulturor nga organizatori, Kuvendi i Republikës së Kosovës.

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministria e Shëndetësisë ka formuar Komision për hetimin e rastit me fëmijën pesëvjeçar të vdekur
Next Article Të premten shi dhe borë në male, për fundjavë parashikohet mot stabil dhe i ftohtë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?