By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministria e Shëndetësisë ka formuar Komision për hetimin e rastit me fëmijën pesëvjeçar të vdekur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministria e Shëndetësisë ka formuar Komision për hetimin e rastit me fëmijën pesëvjeçar të vdekur
Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë ka formuar Komision për hetimin e rastit me fëmijën pesëvjeçar të vdekur

admin
Last updated: 14/11/2024 12:25
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 nëntor – Ministria e Shëndetësisë të martën ka formuar Komision për rastin me fëmijën e vdekur pesëvjeçar, informoi sot ministri Taravari.

“Kam folur sërish sot në mëngjes me drejtorin e Klinikës së Fëmijëve. Komisioni është themeluar të martën nga Ministria e Shëndetësisë. Po e përsëris edhe një herë që të gjitha rezultatet që janë bërë, flas si mjek dhe përqendrimi i ngritur i proteinave në lëngun cerebrospinal të fëmijës fatkeqësisht të vdekur dhe përqendrimi i reduktuar i glukozës në lëngun cerebrospinal dhe konstatimi i EKG të dominuara nga valë të ngadalta, tregojnë dyshime serioze për encefalitin. Por, të lëmë Komisioni, nuk do të doja të bëja deklarata para se të ketë raport zyrtar nga pediatër kompetentë të cilët tashmë janë caktuar nga Klinika e Pediatrisë për të shqyrtuar të gjithë dokumentacionin se si është trajtuar fëmija”, theksoi Taravari.

Në konferencë për media ministri njoftoi se vijon procedura për punësimin e 300 specializantëve të parë të cilët ishin premtuar deri në fund të vitit.

“Shpresoj që deri në fund të vitit të punësohen 300 të parët sepse ka edhe vendim të Qeverisë, kështu që mos keni fare dyshime se e gjithë procedura është duke vazhduar dhe këtë e dinë specializantët. Thirrni disa prej tyre dhe flisni dhe ata do t’ju thonë se ka ende një lloj procedure, ndërsa 300 të tjerë do të punësohen vitin e ardhshëm dhe ky ishte plani 300+300, por as këto 600 nuk do të mjaftojnë për atë sa kuadër mjekësor – mjekë dhe personeli mjekësor i mesëm mungojnë në sistemin shëndetësor”, si përgjigje në pyetjen e gazetarëve.

Gjatë kësaj shtoi se nuk mundet diçka që është problematike më shumë se 5-10 vjet, ta rregullojnë për 4-5 muaj.

“Megjithatë, e shihni që po bëjmë hapa në drejtim të stabilizimit të sistemit shëndetësor, prandaj janë këta 600 specializantë. Është problem 10-vjeçar, jo tre apo katër muaj dhe ne po e zgjidhim tani. Ju thashë edhe personelit të mesëm mjekësor se deri në fund të vitit pres që të marrim vendim për 1000 persona me kontrata, gjegjësisht ndoshta më shumë se kaq të marrim zgjidhje dhe të mundësojmë që 100 të tjerë të kuadrit të mesëm mjekësor të punësohen me kontratë në vepër në të gjitha institucionet shëndetësore, dhe se ka deficit, nuk duhet të më pyesni mua – vizitoni ndonjë spital dhe do t’ju thuhet se mungon gjithandej”, theksoi Taravari.

Për ISHSSH tha se po e kryen punën e tij, çdo ditë është në teren edhe aty ku duhet dhe aty ku jepen direktiva të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Kështu që, asnjë ditë nuk e kishin të zbrazët dhe pa detyrime.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Taravari: Nëse Ali Ahmeti do që të maten forcat VLEN-BDI, vitin e ardhshëm kemi zgjedhje lokale
Next Article Deputetët Beti Stamenkoska-Trajkoska dhe Musa Xhaferi në Sesionin Frankofon në Prishtinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?