By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deputetja dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska kërkoi nga MPB që ta mbrojë nga ndjekja dhe kërcënimet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deputetja dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska kërkoi nga MPB që ta mbrojë nga ndjekja dhe kërcënimet
Maqedoni

Deputetja dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska kërkoi nga MPB që ta mbrojë nga ndjekja dhe kërcënimet

admin
Last updated: 22/08/2024 11:44
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 gusht – Kërcënimet për jetën dhe fyerje në rrjetet sociale me pseudonim janë publikuar dje pasi ish-ministrja e Mbrojtjes, tash deputete e LSDM-së, Slavjanka Petrovska pyeti publikisht nëse vrasësit që qëlluan një person dy ditë më parë para “Mavrovasjas” në Shkup ishin kriminelë të rrezikshëm të liruar së fundmi nga burgu. Prandaj, ajo dje ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) që ta mbrojë nga ata që e ndjekin, e fotografojnë dhe e kërcënojnë, transmeton Portalb.mk.

Në rrjetin social X, dikur Twitter, u postuan foto të Petrovskës duke shëtitur qenin e saj pranë shtëpisë së saj me komente se herën tjetër do ta hidhnin nga shkallët.

Nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve dhe MPB-ja nuk i përgjigjen pyetjes së deputetes nëse vrasësit janë ata që janë liruar apo të arratisur nga burgu, për të cilët është lëshuar urdhër. Nuk është bërë e ditur se cilët janë vrasësit e shkupjanit, të cilët tentuan të vrasin edhe gruan e tij dhe të cilët pas vrasjes kanë qëlluar në drejtim të policëve gjatë arratisjes.

“Më fotografoni, më ndiqni dhe më kërcënoni. Më parë nuk më keni kritikuar për punën time, por më keni nënçmuar, fyer dhe shpifur. Por unë kritikova dhe do të vazhdoj. Është detyra ime. Duke qenë se është detyrë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të kontrollojë se kush ndjek një deputet, deri pak kohë më parë ministre e Mbrojtjes, pra një grua teksa ajo është duke shëtitur kafshën e saj dhe mbi të gjitha poston foto në rrjetet sociale dhe e kërcënon”, iu drejtua mbrëmë ajo Ministrisë së Brendshme.

Petrovska, pas të shtënave të shpeshta në Shkup dhe në qytete të tjera, kryesisht në pjesën perëndimore të Maqedonisë, thotë se kryeqyteti nuk është i sigurt.

“Shkupi është qytet i pasigurt 7 muaj pasi Ministria e Punëve të Brendshme u mor nga DPMNE. Hristian, në vend që të më heshtin me presione të këtij lloji, përgjigjuni opinionit: A janë autorët e vrasjes së djeshme në mes të ditës në qendër të Shkupit dy kriminelë të dënuar të cilët në vend që të ishin në burg, ishin në liri dhe a është e vërtetë se është lëshuar një urdhër për ta para më shumë se 30 ditësh?”, pyet Petrovska kryeministrin dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Ajo rikujton se përgjegjësinë për gjetjen dhe kthimin në burg e ka Ministria e Punëve të Brendshme.

“Po të ishin në burg, aty ku duhet të ishin, nuk do të kishin kryer vrasjen e djeshme. Pra, le të përsërisim pyetjen: A janë autorët e vrasjes së djeshme në mes të ditës, në qendër të Shkupit, dy kriminelë të dënuar, të cilët në vend që të ishin në burg, ishin të lirë dhe a është e vërtetë që për ta është lëshuar fletarrest për më shumë se 30 ditë më parë?”, pyet ajo me këmbëngulje.

“Do të dorëzoj denoncim në MPB dhe të shohim se çfarë qasje do të kenë MPB-ja-VMRO-ja në rast se po më ndjekin dhe më kërcënojnë”, tha deputetja Petrovska.

Ndryshe, më 20 gusht, gjatë orëve të para të mëngjesit ishte gjetur një trup i pajetë në parkingun pranë qendrës tregtare “Mavrovasja” në qendër të Shkupit.

Viktima është Vasil E. Ai thuhet se ishte me anëtarët e familjes për të kryer punët private aty pranë. Dëshmitarët okularë thonë se sulmuesit qëlluan viktimën, morën sende nga makina e tij, duke përfshirë një laptop-kompjuter dhe më pas u larguan me vrap. Si motiv po përmendet një formë zhvatjeje, megjithëse hetimet janë ende në një fazë shumë të hershme.

Për rastin u arrestua një person, ndërsa një tjetër u vetë-dorëzua në polici.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Gjykatën penale vazhdon gjykimi për rastin “Zinxhiri”
Next Article YouTube-rëve më të famshëm botërorë iu deshën vite, ndërsa Ronaldo arriti 15 milionë abonentë për vetëm 19 orë në kanalin e tij në YouTube

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?