By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Gjykatën penale vazhdon gjykimi për rastin “Zinxhiri”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Gjykatën penale vazhdon gjykimi për rastin “Zinxhiri”
Maqedoni

Në Gjykatën penale vazhdon gjykimi për rastin “Zinxhiri”

admin
Last updated: 22/08/2024 11:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 gusht – Me dëshminë e ekspertit me propozim të prokurorisë në Gjykatën penale të Shkupit sot ka vazhduar gjykimi ndaj të akuzuarve tjerë në rastin “Zinxhiri” i cili ka të bëjë me evazion fiskal prej rreth 8 milionë euro.

Në këtë rast janë akuzuar mbi 30 persona fizikë dhe juridikë, shumica e të cilëve e kanë pranuar fajin dhe Gjykata Themelore Penale e Shkupit shqiptoi dënim me burg, me kusht dhe në të holla. Procedura vazhdon për 12 persona të akuzuar fizikë dhe juridikë.

Për më tepër, gjashtë të dyshuar dhe gjashtë persona juridikë përgjegjës për rastin, siç informon Prokuroria publike kanë arritur marrëveshje ku janë kthyer rreth 1.000.000 euro në buxhetin shtetëror.

Procedura hetimore ndaj 26 pronarëve dhe drejtuesve të 28 personave juridikë ka filluar më 30 tetor 2023. Ndërkohë, hetimi është zgjeruar edhe për dy persona të tjerë, ndërsa për një person ku gjatë vlerësimit të aktakuzës ka ndërruar jetë është marrë Vendim për ndërprerjen e hetimeve.

Sipas përmbajtjes së dispozitës së aktakuzës, të akuzuarit në cilësinë e pronarëve dhe menaxherëve të personave juridikë në periudhën prej 01.01.2019 deri më 31.12.2021, në llogari të personave juridikë përgjegjës nën pronësi dhe menaxhim të tyre, nuk kanë llogaritur dhe nuk kanë paguar tatim të cilët kanë qenë të detyruar ligjërisht. Në këtë mënyrë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, të dyshuarit i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të R. Maqedonisë së Veriut në vlerë të përgjithshme prej 490.808.618,00 denarë ose 7.980.627 euro. Mjetet e përfituara me vepra penale në shumën totale prej 40.046.815 denarë i kanë lëshuar në qarkullim, i kanë marrë dhe transferuar te të njëjtët ku më pas i kanë tërhequr si para të gatshme.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, Policia: Do të bllokohen disa rrugë
Next Article Deputetja dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska kërkoi nga MPB që ta mbrojë nga ndjekja dhe kërcënimet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?