Trajneri Pep Guardiola nuk është më vetëm një ëndërr për Kombëtaren e Italisë.
Sipas gazetarit Peppe Di Stefano nga Sky Sport, konfirmuar prej Gianluca di Marzios, drejtuesit e Federatës Italiane si Paolo Maldini dhe Leonardo kanë kaluar fundjavën e kaluar në Barcelonë, ku janë takuar me trajnerin spanjoll.
Sipas raportimit, takimi mes palëve ka vazhduar përgjatë fundjavës. Dyshimet nisën pasi në rrjetet sociale u publikuan disa fotografi të Maldinit dhe Leonardos në Barcelonë, ndërsa hetimet e mëvonshme konfirmuan se ata kishin zhvilluar një takim me Guardiolën.
Për momentin nuk ka asnjë garanci se Guardiola do të bëhet përzgjedhësi i ri i Italisë. Megjithatë, raporti thekson se emri i tij tashmë përfaqëson një opsion konkret në planet e drejtuesve të rinj të sektorit teknik të “Azzurrëve”.
Mbetet të shihet se si do të zhvillohen ngjarjet në ditët dhe javët në vijim, pasi asnjë mundësi nuk përjashtohet.
Përveç Pep Guardiolës, në listën e kandidatëve për stolin e Italisë vazhdojnë të jenë edhe Roberto Mancini dhe Andrea Pirlo./

