By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Do ta spastroja Kosovën etnikisht”/ Europa dënon retorikën e Beogradit, Rama zgjedh heshtjen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > “Do ta spastroja Kosovën etnikisht”/ Europa dënon retorikën e Beogradit, Rama zgjedh heshtjen
Kosovë

“Do ta spastroja Kosovën etnikisht”/ Europa dënon retorikën e Beogradit, Rama zgjedh heshtjen

admin
Last updated: 15/07/2026 14:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ish-kryeministri i Suedisë dhe diplomati i njohur europian Carl Bildt ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila deklaroi se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviç në vitin 1998, do ta “spastronte etnikisht Kosovën”.

Në një postim në rrjetin social X, Bildt e cilësoi deklaratën si të papranueshme për një anëtare të qeverisë serbe dhe i bëri thirrje presidentit serb Aleksandar Vuçiç të mos e anashkalojë atë.

“Kjo është skandaloze nga një anëtar i qeverisë. Sigurisht që nuk po i çon përpara perspektivat e vendit – përkundrazi. Nuk mendoj se Presidenti Vuçiç mund të qëndrojë pasiv ndaj kësaj”, shkroi Bildt.

Screenshot 2026-07-15 125617.png
Reagimi i ish-përfaqësuesit të lartë europian vjen në një kohë kur deklarata e ministres serbe ka nxitur një valë dënimesh ndërkombëtare, ndërsa kryeministri Edi Rama nuk ka bërë ende asnjë reagim publik lidhur me këtë çështje.

Autoritetet e Kosovës reaguan menjëherë, duke e shpallur Paunoviç “persona non grata” dhe duke i ndaluar përgjithmonë hyrjen dhe kalimin tranzit në territorin e Republikës së Kosovës.

Vendimi erdhi pasi ministrja serbe, në një intervistë për median “Kurir”, deklaroi se, nëse do të ishte në vend të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” gjatë luftës së vitit 1998.

Deklarata u bë në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, duke shkaktuar reagime të forta në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare.

Përveç institucioneve të Kosovës, reagoi edhe Bashkimi Europian, ndërsa komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, dënoi retorikën e përdorur, duke theksuar se deklarata të tilla bien ndesh me frymën e pajtimit dhe procesin e integrimit europian.

Kosova reagoi duke e shpallur ministren serbe “persona non grata”, deklarata u dënua edhe nga zyrtarë europianë, ndërsa nga kryeministri Edi Rama nuk ka pasur ende një reagim publik.

You Might Also Like

E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje

Kush po përmendet për president të vendit?

Më 7 shtator nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit

KFOR pa afat zyrtar për largim nga ura e Ibrit, BE ripërsërit kërkesën për koordinim Qeveri – komuna rreth hapjes së saj

Miratohet nga MASH katalogu i teksteve shkollore, ekzekutohen mjetet financiare te prindërit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: Ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet, ai për Zonat e Mbrojtura do të rishikohet sipas standardeve të BE-së
Next Article Zejnullah Gashi merr zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?