By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet, ai për Zonat e Mbrojtura do të rishikohet sipas standardeve të BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet, ai për Zonat e Mbrojtura do të rishikohet sipas standardeve të BE-së
Shqipëri

Rama: Ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet, ai për Zonat e Mbrojtura do të rishikohet sipas standardeve të BE-së

admin
Last updated: 15/07/2026 14:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria do të shfuqizojë ligjin për Investimet Strategjike, ndërsa ligji për Zonat e Mbrojtura nuk do të anulohet, por do të rishikohet për t’u harmonizuar plotësisht me standardet e Bashkimit Europian.

Gjatë konferencës për shtyp pas Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian, Rama tha se dëshironte të shmangte çdo keqinterpretim lidhur me dy proceset.

“Na duhet të shfuqizojmë ligjin për Investimet Strategjike, gjë për të cilën kemi rënë dakord, sepse ky ligj e ka përmbushur misionin e vet. Po punojmë ngushtësisht edhe me Komisionin Europian për hartimin e ligjit të ri,” deklaroi Kryeministri.

Ai theksoi se situata është e ndryshme për ligjin për Zonat e Mbrojtura.

“Për ligjin e Zonave të Mbrojtura nuk kemi asgjë për të shfuqizuar. Edhe pse ka pasur një rezolutë në Parlamentin Europian që e ka kërkuar këtë, ne do ta rishikojmë ligjin mbi bazën e standardeve europiane dhe do të ndryshojmë gjithçka që nuk është në përputhje me to”, u shpreh Rama.

Kryeministri sqaroi se termi “shfuqizim” nënkupton anulimin e plotë të ligjit dhe se kjo vlen vetëm për ligjin për Investimet Strategjike.

“Shfuqizimi nënkupton anulim dhe ligji për Investimet Strategjike do të shfuqizohet. Ndërkohë, ligji për Zonat e Mbrojtura, që është një nga ligjet më të mira që kemi, do të përshtatet derisa të arrijë 100% standardet europiane. Janë dy gjëra të ndryshme,” theksoi ai.

Sipas Ramës, ndryshimet synojnë harmonizimin e plotë të legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Europian në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim.

You Might Also Like

Kjo është familja shqiptare që humbi tre fëmijët në Amerikë

Klevis Qose zhvillon takim me këshilltaren e FBI-së pranë SPAK për krimin e organizuar

Alarmi për bombë në disa institucione, mes tyre SPAK-u, emailet kërcënuese u nisën nga Argjentina dhe Brazili

Vijon beteja me zjarret në Bulqizë, flakët mbeten aktive, dy helikopterë në aksion prej rreth 4 orësh

Kanosi dhe fyeu gazetarët gjatë protestës, procedohet Arjan Asimi në Maliq!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Policia del me njoftim zyrtar: Përfundon me sukses zbatimi i amnistisë penale
Next Article “Do ta spastroja Kosovën etnikisht”/ Europa dënon retorikën e Beogradit, Rama zgjedh heshtjen
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?