By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dogana konfiskon rreth 1 kg ar gjatë kontrolleve në argjendaritë e Prishtinës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Dogana konfiskon rreth 1 kg ar gjatë kontrolleve në argjendaritë e Prishtinës
Kosovë

Dogana konfiskon rreth 1 kg ar gjatë kontrolleve në argjendaritë e Prishtinës

admin
Last updated: 13/11/2026 09:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 13 nëntor, argument.mk/ – Dogana e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për luftimin e kontrabandës, parandalimin e tregtisë së paligjshme dhe mbrojtjen e tregut, ka realizuar sot kontrolle në tri argjendari në qytetin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara, në njërën prej argjendarive është zbuluar dhe konfiskuar një sasi prej 952,54 gramësh ari të përpunuar, me vlerë të përafërt prej 120,000 eurosh, për të cilin janë ndërmarrë veprimet përkatëse në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi.

Ndërkaq, në një argjendari tjetër, gjatë kontrollit është konstatuar prania e rreth 5 kilogramëve ari të pashenjëzuar (pa vulat përkatëse të kontrollit dhe shenjëzimit).

Lidhur me këtë rast, Dogana e Kosovës ka njoftuar dhe ka kërkuar asistencën e Inspektoratit kompetent të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT). Inspektorët përkatës kanë marrë në trajtim sasinë e identifikuar të arit, me qëllim të kryerjes së procedurave të verifikimit dhe shenjëzimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme të metaleve të çmuara, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e konkurrencës së ndershme, mbrojtjen e konsumatorëve dhe respektimin e detyrimeve ligjore.

Kontrollet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të veprimtarive që cenojnë interesat ekonomike dhe fiskale të Republikës së Kosovës.

You Might Also Like

Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së

Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta

Ismaili akuzon MSH-në për keqpërdorim të buxhetit: Çmimet e barnave u rritën deri në 364 për qind

Kurti takohet me presidentin zviceran Guy Parmelin, në fokus bashkëpunimi dhe Marrëveshja EFTA

Jashari: Pacientët vazhdojnë të mbesin pa terapinë e nevojshme kundër kancerit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ligji për Specialen rikthehet sot në Kuvend, BE-ja paralajmëron për shkelje të obligimeve ndërkombëtare
Next Article Vjosa Osmani: S’mund të flasësh për zhvillim ekonomik e inflacionin e ke 8%
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?