By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ligji për Specialen rikthehet sot në Kuvend, BE-ja paralajmëron për shkelje të obligimeve ndërkombëtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Ligji për Specialen rikthehet sot në Kuvend, BE-ja paralajmëron për shkelje të obligimeve ndërkombëtare
Kosovë

Ligji për Specialen rikthehet sot në Kuvend, BE-ja paralajmëron për shkelje të obligimeve ndërkombëtare

admin
Last updated: 13/11/2026 09:08
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 13 nëntor, argument.mk/ – Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare në ora 11:00, ku në rend dite është votimi për rishqyrtimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Kjo pasi s`eanca e djeshme u ndërpre dhe u shty për sot për shkak të mungesës së deputetëve në sallë pas pauzës.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka ngritur shqetësimin për votimin e mundshëm të Ligjit për ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, i cili pritet të ndodhë në seancën e sotme.

Në një njoftim në Facebook, BE-ja ka thënë se ndryshimet në ligj ngrenë shqetësime serioze lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.

“Ndryshimet ngrisin shqetësime serioze lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, në veçanti pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive. Ndryshimet gjithashtu ngrisin shqetësime lidhur me kushtetutshmërinë e tyre”, thuhet në njoftim.

BE-ja tutje ka deklaruar se që nga kthimi i ligjit për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës, janë angazhuar aktivisht për t’ua përcjellë shqetësimet dhe pritshmëritë autoriteteve të Kosovës.

Kjo, sipas BE-së, përfshin nevojën për konsultime paraprake përpara çdo miratimi të ligjit, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.

Derisa e kanë shpërndarë reagimin, Ambasada Gjermane ka deklaruar se i mbështetë plotësisht shqetësimet e Zyrës së BE-së në Kosovë lidhur me votimin e mundshëm të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Ambasada Gjermane pajtohet plotësisht me shqetësimet e Bashkimit Evropian në Kosovë lidhur me mundësinë e votimit në Kuvendin e Kosovës të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara”, thueht në njoftimin e Ambasadës.

Edhe Ambasada e Italisë në Kosovë ka ngritur shqetësimin për votimin e mundshëm të Ligjit për Specialen në seancën e sotme.

“Ndryshimet e propozuara ngrehin shqetësime serioze lidhur me zotimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, veçanërisht pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe sigurimin e llogaridhënies efektive. Ndryshimet gjithashtu ngrehin shqetësime sa i përket kushtetutshmërisë së tyre”, thuhet në reagim.

Ambasada potencon se duhen konsultime paraprake para çdo miratimi, në përputhje me zotimet ndërkombëtare të Kosovës.

“Na vjen keq që këto konsultime ende nuk janë zhvilluar. Ligji aktual nuk do t’u shërbejë as interesave të Kosovës dhe as interesave të individëve që së fundmi janë dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet tutje në reagim.

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, të martën e javës së kaluar gjatë prezantimit të raportit të progresit ka deklaruar se Kosova edhe me miratimin e ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale ka paraqitur pengesa në procesin e saj të integrimeve evropiane derisa ka potencuar se pret që Kosova t’i përmbushë obligimet e saja edhe rreth kësaj çështjeje. Ajo ka thënë se për këtë ligj janë në bisedime me Qeverinë e Kosovës.

Ligji për Specialen ka hyrë në rendin e ditës së seancës së sotme me kërkesë të Grupit Parlamentar të PDK-së.

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku ka kërkuar mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votohet rrëzimi i vetos së presidentes Justina Shiroka-Pula, për Ligjin për Specialen.

Ajo ka thënë se zotohet që të hënën PDK-ja do ta sjell nismën e re ligjore dhe brenda dy javësh do të bëjë ndryshimet e Ligjit në fjalë.

“Kërkoj që ta miratohet ligji sot dhe menjëherë të hënën të fillojmë procedurën e amendamentimit. Këtij procesi për të treguar seriozitet t’i japim dy javë kohë. Zotohem publikisht që të hënën do të sjellim nismën e re ligjore dhe brenda dy javësh do të bëjmë ndryshimet e Ligjit në fjalë”, ka deklaruar Çitaku gjatë seancës së Kuvendit.

Meqë seanca e djeshme nuk ka vazhduar, pikat e mbetura do të shqyrtohen në seancën e sotme.

You Might Also Like

Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së

Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta

Ismaili akuzon MSH-në për keqpërdorim të buxhetit: Çmimet e barnave u rritën deri në 364 për qind

Kurti takohet me presidentin zviceran Guy Parmelin, në fokus bashkëpunimi dhe Marrëveshja EFTA

Jashari: Pacientët vazhdojnë të mbesin pa terapinë e nevojshme kundër kancerit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot i vranët sot në Kosovë
Next Article Dogana konfiskon rreth 1 kg ar gjatë kontrolleve në argjendaritë e Prishtinës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?