By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Donnarumma merr numrin e rrallë të fanellës tek Man City dhe futet në histori të Ligës Premier
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Donnarumma merr numrin e rrallë të fanellës tek Man City dhe futet në histori të Ligës Premier
Sport

Donnarumma merr numrin e rrallë të fanellës tek Man City dhe futet në histori të Ligës Premier

admin
Last updated: 03/09/2025 08:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gianluigi Donnarumma është gati të bëjë histori në Ligën Premier me numrin e fanellës te Manchester City, pas transferimit të tij në ditën e fundit të afatit kalimtar. 

Fanella me numrin 1 ishte tashmë e zënë nga James Trafford, i cili u rikthye te City për një shumë prej 27 milionë eurosh pas dy sezonesh te Burnley. 

Edhe pse nuk ka pasur ende një njoftim zyrtar, The Mirror raporton se Donnarumma do të veshë numrin e tij të preferuar te City. 

Sipas gazetarit David McDonnell, Donnarumma do të mbajë numrin 99, të njëjtin numër që kishte kur shpërtheu në skenë te Milan si 16-vjeçar. 

Në Ligue 1, atij iu ndalua të mbante këtë numër, që përfaqëson vitin e tij të lindjes, për shkak të një rregulli që lejonte vetëm numrat 1, 16 dhe 30 për portierët, ndërsa numri 30 ishte më i larti që një lojtar i ekipit të parë mund të mbante. 

Donnarumma mori leje të veçantë për të veshur numrin 50 dhe më pas i’u dha leja të përdorte 99-ën kur rregullat e numrave të fanellave u zbutën përpara sezonit 2022/2023. 

Pas largimit të Keylor Navas nga PSG, Donnarumma mori fanellën me numrin 1 në ‘Parc des Princes’, të cilën e veshi gjatë sezonit historik të tripletës. 

Asnjë lojtar i Manchester City nuk ka veshur ndonjëherë fanellën me numrin 99, dhe Donnarumma është në prag të bëhet i pari që e mban atë në Ligën Premier, pasi kjo ligë nuk ka rregulla strikte mbi numrat. 

Megjithatë, duhet përmendur se Liga Premier nuk e lejoi Renato Sanches të mbante numrin 85 gjatë huazimit te Swansea City në sezonin 2017/2018, duke deklaruar se numrat e skuadrës duhet të jenë të njëpasnjëshëm dhe afër numrit më të lartë aktual në ekip.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article NATO ka blerë armë amerikane për Ukrainën në vlerë prej 2 miliardë dollarësh
Next Article Kioskat e Trafikut Urban me orar të ri, do të hapen edhe të dielave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?