By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dumfries flet për pankartën e papërshtatshme që mbajti gjatë festës: Jam futbollist që e dua rivalitetin në futboll
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Dumfries flet për pankartën e papërshtatshme që mbajti gjatë festës: Jam futbollist që e dua rivalitetin në futboll
Sport

Dumfries flet për pankartën e papërshtatshme që mbajti gjatë festës: Jam futbollist që e dua rivalitetin në futboll

admin
Last updated: 30/04/2024 08:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Denzel Dumfries u bë protagonist i festës së titullit te Interi, pasi mbajti lart një baner ku shfaqej vetë holandezi që kishte lidhur me zinxhirë si një qen, francezin e Milanit Theo Hernandez, me të cilin pati edhe një konfrontim fizik në minutat e fundit të derbit të Milanos të hënën e kaluar.

Fotot dhe videot e holandezit me banerin në duar bënë xhiron e botës në rrjetet sociale, teksa vet lojtari holandez duket se është penduar nga gjesti i bërë.

28-vjeçari ka shfrytëzuar profilin e tij në Instagram për të kërkuar falje për gjestin e bërë dhe për të cilin është penduar.

“Të dielën ishte dita më e bukur për mua, për të gjithë lojtarët dhe të gjithë në klub. Faleminderit shumë tifozëve që dolën me mijëra në paradë. Ishte një ndjenjë e mrekullueshme të festoja me të gjithë ju, do të thoshte shumë për ekipin”.

“Gjatë paradës, mbajta një banderolë që shfaqte një imazh të papërshtatshëm. Unë jam një lojtar që e do rivalitetin në futboll, është një pjesë thelbësore e çdo loje. E kuptoj që mbajtja lart e banderolës ishte një gabim gjykimi nga ana ime dhe aspak i zgjuar”.

“Le të vazhdojmë të fokusohemi në atë që ka qenë sezoni më i mahnitshëm për Interin. Faleminderit edhe një herë për të gjithë mbështetjen tuaj këtë sezon, dhe për festimet e djeshme, nuk do t’i harroj kurrë”, ka shkruar Dumfries.

Në fakt është hapur një hetim në Itali dhe mbrojtësi anësorë holandez mund të marrë pezullim me ndeshje për gjestin e papërshtatshëm që bëri.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pse është më mirë ta bëni një dasmë të vogël?
Next Article Gara midis Modelit S të Tesla-s dhe Lucid Air Saphire përcakton se cili është sedani më i shpejtë në planet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?