By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dy të rritur dhe një i mitur nga Radolishta akuzohen për dhunë brutale në Çarshinë e Vjetër të Strugës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Dy të rritur dhe një i mitur nga Radolishta akuzohen për dhunë brutale në Çarshinë e Vjetër të Strugës
Kronika

Dy të rritur dhe një i mitur nga Radolishta akuzohen për dhunë brutale në Çarshinë e Vjetër të Strugës

admin
Last updated: 30/06/2025 14:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka nisur një procedurë të përshpejtuar dhe, pas sigurimit të provave, ka paraqitur propozim-akuzë kundër dy persona të rritur nga fshati Radolishtë, të cilët akuzohen për veprën penale – Dhunë, sipas nenit 386 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Bashkëkryes i së njëjtës vepër ka qenë edhe një i mitur nga i njëjti fshat, për të cilin procedura do të zhvillohet sipas Ligjit për Drejtësinë për të Mitur.

Më 21 qershor, të tre personat kanë ushtruar dhunë brutale ndaj një viktime në Çarshinë e Vjetër të Strugës. Incidenti ka filluar si një përplasje verbale mes viktimës dhe të akuzuarve, dhe kur viktima ka tentuar të largohet nga frika e një sulmi fizik, i ka rënë telefoni. Kur është kthyer për ta marrë telefonin, të akuzuarit e kanë shfrytëzuar momentin për ta rrëzuar për tokë dhe për ta goditur në gjithë trupin me grushta dhe shqelma. Viktima ka kërkuar ndihmë nga kalimtarët e rastit, por vetëm një veturë ka ndalur, dhe shoferi ka ndërhyrë duke i kërkuar të akuzuarve që ta lënë viktimën të qetë.

I plagosur me gërvishtje dhe mavijosje në kokë dhe trup, viktima është strehuar në një kafene aty pranë derisa të arrinte policia, pas çka është dërguar fillimisht në spitalin e Strugës, e më pas në atë të Ohrit për trajtim mjekësor.

Me ngritjen e akuzës, prokurori kompetent ka propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit për dy autorët e rritur, të cilët përveç dhunës ndaj viktimës, kanë shkaktuar edhe ndjenjë pasigurie dhe frike në publik.

You Might Also Like

Përleshje mes anëtarëve të dy klubeve të arteve marciale në Bit Pazar, disa persona të lënduar

Aksion antidrogë në Kosovë – kapen 25 kg marihuanë dhe arrestohen 3 persona

Në një shtëpi në Viti gjenden mallra të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut

Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit

Sulmohet me qytën e pistoletës pasi mbrojti vajzën e tij të mitur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të zgjidhen kryetarët më të mirë – 4 vite janë shumë për të paaftin dhe pak për punëtorin!
Next Article Bastisje e policisë në Shkup, një shtetasi turk dhe një personi nga Shkupi u gjendet pushkë automatike dhe dy karikatorë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?