By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dyshohen për shpërdorim të 5,7 milionë euro nga buxheti i Agjencisë për Rini dhe Sport, Prokuroria ngrit propozim-akuzë kundër 12 personave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Dyshohen për shpërdorim të 5,7 milionë euro nga buxheti i Agjencisë për Rini dhe Sport, Prokuroria ngrit propozim-akuzë kundër 12 personave
KronikaMaqedoni

Dyshohen për shpërdorim të 5,7 milionë euro nga buxheti i Agjencisë për Rini dhe Sport, Prokuroria ngrit propozim-akuzë kundër 12 personave

admin
Last updated: 30/04/2024 15:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30prill – Prokuroria Publike ka ngritur propozim-akuzë kundër 12 personave mbi dyshimet për shpërdorimin e 5,7 milionë eurove, para të shtetit nga buxheti i Agjencisë për Rini dhe Sport.

Sipas organit të akuzës, propozimi ka ardhur me nismë të Komisionit për parandalimin e korrupsionit mbi dyshimet për keqpërdorimin e vauçerëve të Agjencisë.

Prokuroria Publike nuk jep më shumë informacion por thotë shkurt se prokurori përkatës ka dorëzuar propozim akuzat në gjyq dhe ka kërkuar masa kujdesi ndaj të dyshuarve.

“Duke vepruar mbi iniciativën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, prokurori përkatës ka dorëzuar propozim-akuzë kundër 12 personave mbi veprat penale “shpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “punë të pandërgjegjshme”. Për të dyshuarit janë kërkuar masa kujdesi nga Gjykata Penale”, thonë nga Prokuroria Publike.

Anti-korrupsioni para më shumë se një viti kishte paralajmëruar se mbi bazën e dyshimeve për shpërdorime dhe mos respektim të vauçer-sistemit për financimin dhe ndarjen e fondacioneve ndaj klubeve sportive ka dorëzuar në prokurorinë publike iniciativën për ndjekje penale ndaj drejtorit të Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski dhe dy anëtarëve të Komisionit Qendror.

Ky institucion kishte paralajmëruar edhe iniciativë deri tek Qeveria për vërtetimin e përgjegjësisë, ndërsa në mënyrë shtesë kishte kërkuar edhe kontroll të jashtëzakonshëm nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.

Dyshimet e anti-korrupsionit ishin se drejtori dhe anëtarët e komisionit qendror gjatë viteve 2020, 2021 dhe 2022 duke mos respektuar procedurat ligjore dhe duke favorizuar klube dhe subjekte të caktuara kishin keqpërdor 5,7 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Jo zyrtarisht mësohet se ndër të dyshuar ka edhe emra të njohur nga organet partiake të LSDM-së dhe persona të tjerë të përfshirë nga Komiteti Olimpik i Maqedonisë. Dëmi në buxhet të shtetit sipas burimeve të Alsat është vërtetuar edhe përmes ekspertizës financiare.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Afera e çuditshme e Gjermanisë së pasluftës me krautrok
Next Article Ylli i Barcelonës i tha Xavit që të ndryshojë stilin e menaxhimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?