By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Afera e çuditshme e Gjermanisë së pasluftës me krautrok
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Afera e çuditshme e Gjermanisë së pasluftës me krautrok
Kulturë

Afera e çuditshme e Gjermanisë së pasluftës me krautrok

admin
Last updated: 30/04/2024 15:46
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Nga: Poppie Platt / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Nga rokënroli në xhaz, nga bluzi në granxh, lëvizjet muzikore shpeshherë kanë lindur nga konflikti njerëzor. Shkatërrimet e Luftës së Dytë Botërore – më shumë se 75 milionë të vdekur; Koventri, Dresdeni dhe Varshava të shndërruara në gërmadha; njerëzit e zakonshëm të cilët gjatë gjithë jetës vuanin nga stresi postraumatik … u pasuan nga një revolucion i paprecedentë kulturor.

Në Britani dhe në Amerikë kjo nënkuptonte vajzat adoleshente që çmendeshin pas grupeve Beatles dhe Rolling Stones, të rinjtë që eksperimentonin me drogën dhe të cilët vatrën shpirtërore e gjenin në muzikën e grupeve Pink Floyd ose Led Zeppelin, pastaj ishin eksperimentimet me filma, art pamor dhe letërsi.

Por, në Gjermaninë e viteve 1950 dhe 1960, një brez detyrohej të përballej me tmerrin e historisë. Adoleshentët ktheheshin në shkollat e bombarduara, për të kuptuar se mësuesit e tyre ende përshtateshin me ideologjinë naziste; prindërit dhe gjyshërit e tyre mbetën të prangosur nga konservatorizmi; ata të cilët kishin sfiduar Rajhun e Tretë, ose kishin vdekur ose ishin kthyer në shtëpi nga kampet e burgut – të lënduar dhe të thyer. Muzikanti Günter Schickert i treshes GAM, kështu e përshkruan situatën në librin Neu Klang: The Definitive History of Krautrock të Christoph Dallachut: “I morën të mbijetuarit dhe ua bënë disa pyetje të shpejta dhe gjithçka mbaroi – ata u denazifikuan dhe mund të ktheheshin në punë”.

Infrastruktura dhe harmonia e gjeneratave nuk ishin pjesët e vetme të shoqërisë gjermane që ishin zhdukur. Irmin Schmidt, tastieristi i grupit CAN, thotë se ndjenjat e rrënjosura të turpit, të pikëllimit dhe tradhtisë nënkuptonin se në vitet 1950 dhe 1960 “Gjermania ishte shkatërruar dhe e gjithë kultura e saj bashkë me të”.

Të rinjtë gjermanë të cilët luftonin me identitetin, më vonë nuk u inkurajuan nga këmbëngulja e gazetarëve britanikë të muzikës, John Peel dhe Richard Williams, për etiketimin e zhanrit të ri në zhvillim si “krautrok”. “Kraut” ishte fjalë e ndyrë, e thënë si fyerje nga ushtarët aleatë. Sipas pionierëve Michael Rother nga Kraftwerk dhe Klaus Schulze nga Tangerine Dream, kjo fliste për një refuzim nga Perëndimi – për të pranuar se adoleshentët e Gjermanisë përpiqeshin të ishin ndryshe. Siç thotë Lutz Ludwig Kramer nga Agitation Free: “U ndamë me strukturat – si mund të na jepnin një emër kaq të prapambetur”?

Edhe mendjet në dukje më të matura, i trajtuan si mëkatarë. Achim Reichel, grupi i të cilit Rattles hapi koncertin e grupit Beatles në vitin 1966, kishte parë John Lennonin në skenë në Klubin “Star” në Hamburg, duke imituar përshëndetjen e Hitlerit – për inat të audiencës.

Të ndikuar nga xhazi, hipikët, politikat e majta studentore dhe në fund nga ardhja e kompjuterëve, grupet krautrok si Tangerine Dream, CAN, Faust dhe Kraftwerk kanë tinguj të ndryshëm, por frymëzim të përbashkët: përpiqeshin të ktheheshin në qenësinë gjermane. Nuk duket e kotë të supozohet se mbështetja e krautrokut në elektronikë ishte kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj stilit të jetesës së vjetër bukolike që ishte ideal nën Firerin.

Neu Klang është ambicioz në shtrirje dhe bëhet e qartë se studimi i krautrorokut (dhe muzikës) në vetvete e luan violinën e dytë pas aspektit sociologjik dhe politik. Kështu, rrëfimi bëhet i ndërlikuar: një seri e madhe e intervistave me pothuajse çdo muzikant nga skena që mund ta mendoni – një që mungon është ai i themeluesit të Tangerine Dream, Edgar Froese, i cili vdiq më 2015 – krahas kapitujve të ndarë sipas temave.

Ka pjesë për flokët (sa më gjatë, aq më mirë), udhëtimet (kontinenti afrikan dhe India ishin shumë “in”) dhe klubet e njohura si “Zodiac Free Arts Lab”. Mësojmë për përdorimin e gjerë të LSD-së dhe hashashit dhe se ku po i çonin ato të rinjtë: mbledhjet masive si Komuna 1 e Berlinit Perëndimor, e mbushur me fëmijë të pasur, me modele dhe kitaristë të fiksuar pas orgjive. Dhe, Dallachu gërmon vrasjen e vitit 1968 të studentit Benno Ohnesorg nga një oficer policie – vrasje kjo që ndryshoi gjithçka, duke bashkuar të rinj dhe të moshuar në neverinë e përbashkët.

Libri është i shkapërderdhur dhe autori nuk heq dorë nga proza në favor të transkriptimeve të shkurtra dhe të paqëndrueshme. Duhet ta deshifroni vetë, t’i hartoni përfundimet tuaja – një detyrë e frikshme kur përballeni me katër dekada dhe një zhanër kaq të pakapshëm. Intervistat janë vazhdimisht magjepsëse, por dështimi i Dallachut për të analizuar gjetjet e veta, bën që Neu Klang të duket i paplotë. 

You Might Also Like

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti, para tre muajsh festoi 68 vjetorin

Rreth 7 mijë artistë pritet të përfitojnë nga buxheti në vlerë prej 25 milionë euro

Art në rrugët e Ankarasë: Gurët e thyer të kalldrëmit transformohen në vepra

OH, FIKENI ATË DRITË!

Tetovarja nderohet me çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi
Next Article Dyshohen për shpërdorim të 5,7 milionë euro nga buxheti i Agjencisë për Rini dhe Sport, Prokuroria ngrit propozim-akuzë kundër 12 personave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?