By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Editorial / Maqedonia e Veriut më shumë gjykatës se mesatarja e BE-së, por lëndët vjetërsohen se s’ka kush t’i gjykojë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Editorial / Maqedonia e Veriut më shumë gjykatës se mesatarja e BE-së, por lëndët vjetërsohen se s’ka kush t’i gjykojë!
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Editorial / Maqedonia e Veriut më shumë gjykatës se mesatarja e BE-së, por lëndët vjetërsohen se s’ka kush t’i gjykojë!

admin
Last updated: 20/07/2026 15:00
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 korrik, Zhurnal.mk – Statistikat e fundit tregojnë se Maqedonia e Veriut paska më shumë gjyqtarë se sa mesatarja e Bashkimit Evropian. Bashkimi Evropian në vitin 2024 ka pasur 15,7 gjykatës profesionistë për 100 000 banorë, që është një rënie në krahasim me 17,7 në vitin 2014, ndërkaq Maqedonia e Veriut, sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2024 ka pasur 20,1 gjyqtarë për 100 mijë banorë. Përkundër këtij numri të madh të gjyqtarëve, lëndet nëpër gjyakat vjetrohen dhe s’ka kush t’i gjykojë, shkruan “Zhurnal.mk”.

Maqedonia e Veriut më shumë gjyqtarë se mesatarja e BE-së!

Bashkimi Evropian në vitin 2024 ka pasur 15,7 gjykatës profesionistë për 100 000 banorë, që është një rënie në krahasim me 17,7 në vitin 2014. Maqedonia, sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2024 ka pasur 20,1 gjyqtarë për 100 mijë banorë. Edhe te ne, ashtu si në BE, numri i gjykatësve profesionistë ka një trend në rënie dhe është zvogëluar për më shumë se katër në krahasim me vitin 2019 kur ka pasur 24,3 gjykatës për 100 mijë banorë.

Ndër vendet e BE-së, Kroacia dhe Sllovenia regjistruan raportet më të larta, me 43,3 dhe 40,2 gjykatës për 100 000 banorë. Pas tyre vijnë Luksemburgu (36,0), Bullgaria (35,4) dhe Rumania (35,3). Nga ana tjetër, Irlanda kishte më pak me 3.6 gjykatës për 100 000 banorë, e ndjekur nga Austria (4,3), Spanja (6,2), Çekia (6,7) dhe Italia (7,9).

Në rajon më shumë gjykatës për 100 mijë banorë ka Mali i Zi – 42,49, i ndjekur nga Serbia me 40,18, Bullgaria me 35,37, Greqia – 26,06, Maqedonia – 20,15 dhe Turqia – 16,66. Për Shqipërinë dhe Kosovën nuk ka të dhëna për vitin 2024. Për Shqipërinë e dhëna e fundit është për vitin 2023 kur ka pasur 8,87 gjykatës për 100,000 banorë, ndërsa për Kosovën janë nga viti 2019 kur ka pasur 23,33 gjykatës për 100 mijë banorë.

Në Maqedoninë e Veriut, pothuajse dy të tretat e gjykatësve profesionistë janë gra (61,4%) në vitin 2024. Në rajon, Greqia ka përqindjen më të lartë të gjykatesve femra (75,5%), e ndjekur nga Serbia (73%), Bosnja e Hercegovina (64,8%), Bullgaria (64,4%), Mali i Zi (63,3%) dhe Shqipëria (55%), shkruan “Zhurnal.mk”.

Shumë të akuzuar, pak të dënuar!

Rastet kryesore të Prokurorisë Speciale Publike – PSP-së janë bërë të vjetëruara, kryesisht me ndryshimet e turpshme në Kodin Penal, kështu që rasti “Target-Tvrdina”, për përgjimet masive, dështoi dhe prona e partisë po i afrohet kthimit në duart e partisë në pushtet.

Prokuroria Speciale Publike u krijua në vitin 2015, pas publikimit të bisedave të përgjuara të njohura si “bomba”, të cilat ngritën dyshime për mbikëqyrje të paligjshme të komunikimeve, abuzim me pushtetin, parregullsi zgjedhore dhe korrupsion në qarqet më të larta politike. Në katër vjet, Prokuroria Speciale Publike ka hapur gjithsej 18 hetime dhe ka ngritur aktakuza në më shumë se 20 raste kundër ish-zyrtarëve, biznesmenëve dhe personave juridikë.

Ndër rastet më të rëndësishme ishin “Target-Tvrdina” për përgjime masive të paligjshme, “Titanik” për mashtrim zgjedhor, “Talir” për financim të paligjshëm të një partie politike dhe “Talir 2” për ndërtimin e selisë së VMRO-DPMNE-së, të njohur si “Pallati i Bardhë”. PSP-ja hapi gjithashtu rastet “Total” kundër gazetarit Dragan Pavloviq-Latas, “Trust” për tendera të paligjshëm, “Torturë” për arrestimin e Ljube Boshkoskit, “Trezor” për prokurime në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, si dhe raste të tjera që lidhen me zyrtarë të lartë shtetërorë.

Pas shpërbërjes së PSP-së në vitin 2020, çështjet iu morën përsipër Prokurorisë Publike dhe vazhduan në Gjykatën Penale të Shkupit. Megjithatë, shumë prej tyre u prekën nga ndryshimet në Kodin Penal në vitin 2023, të cilat ulën dënimet për disa vepra penale, gjë që çoi në parashkrimin e disa akuzave, duke përfshirë disa nga rastet më të rënda, shkruan “Zhurnal.mk”.

Lirohen të akuzuarit pasi lëndët u vjetërsuan!

Lirimi nga akuzat i Nikolla Gruevskit në “Talir 2” dhe lirimi i gazetarit Dragan Pavloviq – Latas në “Total” duket si një fund simbolik i një epoke – të rasteve të hapura nga Prokuroria Speciale Publike.

Bashkë me to, kanë rënë edhe pritjet e fundit të mëdha për konfiskimin e pasurisë së VMRO-DPMNE-së dhe për përgjegjësinë penale të disa prej ish-udhëheqësve të partisë.

Megjithatë, historia nuk është mbyllur ende plotësisht. Në Gjykatën Penale mbeten edhe dy raste të tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në partinë në pushtet – “Titanik”, për mashtrim zgjedhor, dhe “Talir 1”, për financim të paligjshëm të partisë.

Një pjesë e çështjes së parë të hapur nga PSP-ja, e quajtur “Titanik”, që ka të bëjë me mashtrim zgjedhor, është ende duke u gjykuar atje, si dhe pjesa tjetër e “Talir”, “Talir 1”, që ka të bëjë me financimin e paligjshëm të partisë.

Prandaj, kur e shikon se sa gjyqtarë kemi dhe sa lëndë të funksionarëve bëhen të vjetra sepse s’ka kush t’i gjykojë, mund të imagjinoni se sa poshtë është sundimi i së drejtës dhe pse vetëm 2% është besueshmëria e popullit në gjykaytat tona, shkruan “Zhurnal.mk”.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me SHBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit
Next Article Kurti uron kryeministrin e ri të Britanisë, kërkon forcimin e bashkëpunimit mes FSK-së dhe ushtrisë britanike
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?