By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me SHBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me SHBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit
Maqedoni

Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me SHBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

admin
Last updated: 20/07/2026 14:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot zhvilloi takim me Nicole Varns, ushtruese e detyrës së shefes së Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku u konfirmua bashkëpunimi i fortë dhe i vazhdueshëm ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe SHBA-së si partner strategjik në zbatimin e reformave në sistemin e drejtësisë.

Një njoftim theksohet se, në takim është diskutuar për prioritetet kyçe të Ministrisë së Drejtësisë, me theks të veçantë te reformat në drejtësi, sundimi i ligjit, digjitalizimi i sistemit gjyqësor, agjenda legjislative dhe lufta kundër korrupsionit. Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, kërkoi që në periudhën e ardhshme të mundësohet shkëmbimi i përvojave dhe ofrimi i ndihmës ekspertësh nga SHBA-ja në fushën e legjislacionit penal.

Ministri Shasivari ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja i ofron Ministrisë së Drejtësisë dhe proceseve reformuese në vend, duke theksuar se ajo luan një rol të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve institucionale, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, si dhe në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe reforma e legjislacionit penal, e cila mbetet një nga prioritetet strategjike të Ministrisë së Drejtësisë. Në këtë drejtim, u theksua se ka filluar zbatimi i projektit “Mbështetje për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Drogat në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i financuar nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) pranë Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në takim u konfirmua angazhimi i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të partneritetit përmes projekteve të reja të përbashkëta, mbështetjes së ekspertëve dhe shkëmbimit të përvojave në fushat me interes të përbashkët.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar fuqishëm në zbatimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit dhe përmbushjen e standardeve evropiane, në interes të qytetarëve dhe të integrimit evropian të shtetit.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbesa e sulmoi fizikisht gjyshen me sende të mprehta në Kumanovë
Next Article Editorial / Maqedonia e Veriut më shumë gjykatës se mesatarja e BE-së, por lëndët vjetërsohen se s’ka kush t’i gjykojë!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?